Familja e Qirjazatёve
pёr shёrbimet e larta ndaj atdheut, ёshtё njё borxh i pa paguar deri sot. Kur dhe
sot shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, pёsoi fatin e shkollёs sё Boboshticёs e cila u mbyll
pёr “rikonstruksion” dhe mbeti e mbyllur. Kёshtu, qё nga shtatori i vitit 1010
u mbyll edhe shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” pёr arsye se: “kishte nivel tё
lartё lagёshtie”, e mbyllёn pёr t’i bёrё edhe kesaj “rikonstruksion”. (Fatkeqёsi,
nxёnёsve u hapёn rrugёn pёr nё shkollёn greke. shёn. im). (1).
Figura tё para tё
rilindjes pёr gjuhёn shqipe, abecenё dhe shkollёn e parё shqipe janё dhe mbeten
qiriazёt, qё ua lёnё brezave tё ardhshёm si: Gjerasimi, Gjergji, Sevastia (1871-1949)
dhe Parashqevia (1880-1970).
“Qiriazёt e kanё
origjinёn nga fshati Peras i Kolonjёs, janё emigruar nё Manastir... Shtёpia e
tyre u shndёrruar nё njё vatёr tё rёndёsishme kombёtare, qё priste dhe pёrcillte
personalitetet e shquara tё rilindjes si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin,
Pandeli Sotirin, Orhan Pojanin, Nuçi Naçin etj. Nё kёtё shtёpi u bёnё, 1908,
mbledhjet e komisionit tё Alfabetit”.
Sevastia e
edukuar me zjarrin e idealeve atdhetare dhe e etur pёr dituri, mbasi mbaroi
shkollёn e Misionit Amerikan, duke kapёrcier pengesa tё vёshtira tё patregueshme,
ajo u regjistrua nё Kolegjin e Kostandinopojёs, e para vajzё shqiptare, nё atё
kohё, qё po merrte arsim tё lartё. (2).
Edwin Jacques
shkruan pёr ndjeshmёrin e atdhetares Sevasti Qiriazi, gjatё studimeve tё larta
qё merrte nё kryeqytetin turk, mёsoi se andartёt e kishёs greke kishin spiunuar
dhe dorёzuar autoriteteve turke atdhetarin e madh Koto Hoxhin, tё cilin e
kishin varrosur sё gjalli nё Xhedikulin famёkeq tё Kostandinopojёs. I çale dhe
i sakatosur nga vuajtjet çnjerёzore. Vdiq 1895.
Sevastia i mbushi
mёndjen rojes sё burgut, njё shqiptari nga Kosova, qё ta lejonte tё hynte e
veshur si djalё, pёr tё vizituar Koto Hoxhin nё biruce. Ajo pёrshkoi labirintet
e nёndheshme me koridore e tunele tё errёt dhe pastaj dera e vogёl, qё e futi
te biruca e tij.
“Njё vrimё e qelbur, Njё rreze drite qё
vinte nga njё e çarё nga lartё mё ndihmoi qё tё shquaja njё figurё tё mjeruar.
Nuk munda tё dalloja dot nёse ishte njeri. Ai qёndronte i shtrirё mes njё
kapice me lecka mbi njё rrasё guri, qё shёrbente si shtrat. Ishte Koto! Tё
gjitha aftёsitё e tij mendore ishin tё fikura. Pyeta veten: Ёshtё e mundur qё nё atё trup tё mjerё e tё
frikshёm tё jetoje shpirti i Kotos udhёheqёsit tё madh shqiptar?” “Tungjatjeta
Koto” guxova mё nё fund tё mёrmёris. Me njё zё tё hollё, qё mezi dёgjohej, ai
pyeti: Kush po mё flet kёshtu? Duhet tё
jetё ndonjё zё qiellor, i dёrguar nga Perёndia pёr t’i folur njё fjalё tё butё
zёmrёs sime tё plagosur “. Pamja e tij ishte aq e mjeruar, sa qё ndieva lotё tё
nxehtё qё mё rridhnin nёpёr faqe. Flokёt i kishte tё gjatё, mjekra i vinte deri
nё brez, kurse rrobat ishin bёrё zhele-zhele.
I fola mes gashёrimeve: “Kam ardhur, o atё i
dashur qё tё tё sjell njё fjalё kurajoje dhe tё tё rrёfej se, ndonse tё kanё
hedhur nё kёtё birucё qё tё heqёsh tё zitё e ullirit, fara qё t’i mbolle ka lёshuar
fryte tё mbara. Shpirti yt jeton nё zёmrёn e popullit tёnd”. Figura e leckosur
u pёrgjigj: “Po, Ata mё kanё lidhur trupin me zinxhirё, por shpirti im ёshtё i
lirё. Ai ёshtё i lirё dhe nuk ka torturё qё tё mё ndalojё sё thirruri: Jo! Nuk
vdes Shqipёria! Se shpejt ajo do tё jetё
e bashkuar, e pavarur dhe e lumtur”. (Mё tej kjo ёshtё njё temё mё vete). (3). Sevastia mbasi kreu Kolegjin, diplloma e saj u
regjistrua nё Bironё e Edukimit nё Kostandinopojё, gjё qё i mundёsoi asaj tё merrte
“iraden”, d.m.th. lejen pёr tё hapur njё shkollё shqiptare pёr vajzat. Pёr kёtё
qёllim, bashkё me Gjerasimin shkuan nё Korçe, ku kishte vetёm shkolla nё gjuhёn
greke pёr fёmijёt e krishterё dhe shkolla nё gjuhёn turke e arabe pёr fёmijёt
myslimanё. Mё 23 tetor 1891, mbas njё lufte tё vendosur dhe pёrpjekjeve tё
pareshtura kundёr patriakanёs sё Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapёn
Shkollёn Shqipe tё Vashave, tё cilёn Sevastia e drejtoi qё nga dita e themelimit.
Aty dhanё mёsim mёsues shqiptarё Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni
Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirёpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u
rrit shpejt dhe u shndёrrua nё njё çerdhe tё edukimit patriotik tё vashave.
Kur, nё janar tё vitit 1894, vdiq Gjerasimi, pёr tё vazhduar punёn e tij nё
shkollё erdhi nga Manastiri vёllai tjetёr, Gjergji . Nё vitin 1904, mbas
mbarimit tё Kolegjit tё Kostandinopojes, erdhi edhe motra mё e vogёl,
Parashqevia, gjё qё i krijoi mundesinё e Sevastisё tё shkonte nё Amerikё pёr tё
plotёsuar studimet e saj pёr njё vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi nё
Çikago, ku ndoqi leksionet nё Fakultetin e Pedagogjisё nё University of Çikago.
Njёkohёsisht, ajo mbajti konferenca pёr t’ua bёrё tё njohur Shqipёrinё miqve
amerikane. Nё vitin 1905, u kthie nё Europe. Gjatё udhёtimit, ajo u ndalua nё
Londёr, Paris, Vjenё dhe nё Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinё energjike tё çёshtjes
kombёtare, Kristo Dakon, qё nё atё kohё ishte sekretar i pёrgjithshshёm i Shoqёrisё
Patriotike “Drita” dhe njё nga udhёheqёsit kyesorё tё studentёve shqiptarё tё
Universitetit tё Bukurashtit. Meqё ai ishte specializuar nё matematikё,
Sevastia iu lut tё pёrgatiste tekste mёsimore pёr arithmetikёn, gjeometrine dhe
algjebrёn pёr shkollёn e vashave, ai e bёri me dёshirё. Nё vitin 1910, duke e
ndjerё veten tё denjё pёr njёri-tjetrёn dhe pёr t’i shёrbyer sё bashku atdheut,
Sevastia u martua me Kristo Dakon. (4).
Veprimtaria e
motrave Qiriazi, zёnё vendin e nderit, se tёrё jetёn e tyre ia kushtuan vetёm atdheut. Pjesmarrja e tyre aktive nё
jetёn arsimore e politike, e sidomos nё fushёn e dipllomacisё.
Mbas luftrave Ballkanike, e kёrcёnuar herё pas here pёr konfiskimin e
librave, djegёjen e shkollёs dhe internimin nga qeveria turke, dhe e ndjekur
nga veprimtaria kriminale e Patrikanёs, Sevastia u tёrhoq pёrkohёsisht nё
Manastir. Ajo e rihapi shkollёn nё dy vitet e para tё Pavarёsisё, 1912-1914; po
pёr arsye tё pёrndjekjeve tё andartёve grekё, Qirjazёt u larguan nё Rumani dhe
nё fillimin e Luftёs sё Parё Botёrore, erdhёn nё Amerikё, nё Natick, Massaçusetts.
Tё dy motrat filluan menjёhere nga puna pёr t’i mёsuar shqiptarёve tё rritur
gjuhёn amtare. Shkolla nё Natick, e para shkollё nё gjuhёn tonё nё Amerikё, qe
hapur qё nё vitin 1908 nga Kristo Dako. Ndёrkaq, ndёrsa Parashqevia boton
revistёn dy javore “The Morning Star” (“Ylli i mёngjezit”), Çifti Dako-Qiriazi themelojnё Partinё Kombёtare
Shqiptare, me qendёr nё Worchester, kryetare e sё cilёs qe Sevastia. Qёllimi i
kёsaj partie politike qe mbrojtja e tё drejtave tё Shqipёrisё nё forumet ndёrkombёtare.
Kёsaj propagande, ndёr tё tjera, i shёrbeu edhe “Memorandumi mbi tё drejtat, shpresat
dhe aspiratat e shqiptarёve”, qё shkroi Sevastia dhe ua dёrgoi Fuqive tё Mёdha, me 12 tetor, nё
prag tё Konferencёs sё Paqes tё Parizit. (5)
Mё 16 janar 1909
Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, mbёshtetur nga zonja tё njohura Korçare themelojnё shoqёrinё “Ylli i Mёngjezit”,
e para e kёtij lloi nё Shqipёri. Nё njё kohё kur vendosej perçe, ato nxisin
emancipimin e femrёs dhe pёrfshirjen e saj nё levizjen patriotike. Ato ishin
bashkshorte tё burrave si Mihal Grameno, Elpiniqi Grameno, Themistokli Germenji,
Evdhoksi Germenji, Kristo Luarasi, Polikseni Luarasi, dhe mёsueset e shkollёs sё
vashave Efigjeni Janaqi, Fanka Efthimi, Marionika dhe Elena Trajani etj. Kur kёto
mёsuese dilnin nga shkolla Mitropoliti grek porosite rrugaçet qё t’i shanin “Masonka,
Protestane, Papiste” etj. (6).
Nga AQSH. Ajo qё
mbeti nё formё konkrete dhe e dobishme prej dorёs s’ime, punё e frymёzuar prej Kongresit
tё parё tё Manastirit, ёshtё botimi i abetares s’ime tё hartuar sipas
rregullave qё vendosi Kongresi. “Bashkimi Kombёtar” mё 5 nёntor 1909 shkruante:
“Kjo libёr e vogёl me 32 faqe dhe me 18 fytyra ёshtё radhitur bukur me abecenё
qё vendosi Kongresi i Manastirit. Pas kёsaj kisha greke dhe funksionaret turq,
tensjonuan urrejtjen e mё tejshme kundra shkollёs dhe gjuhёs shqipe. (7).
Prof. Dr. Sabile
Keçmezi thotё: “Parashqevi Qiriazi, grua
shqiptare, e rritur e edukuar nё frymёn e rilindasve. E dipllomuar nё dy
Universitete: nё atё tё Stambollit dhe, nё atё tё Oberlinit, nё (SHBA). Ishte
njohёse e shtatё gjuhёve. Kryetare e shoqёrisё sё grave “Ylli i mёngjezit”, po
ashtu edhe pёrfaqёsuese e “Partise Politike Kombёtare” nё Konferencёn e Paqes nё
Paris. Nё moshёn 38 vjeç e vetme dipllomate grua, midis shumё dipllomatёve tё
tjerё burra pёr tё mbrojtur tё drejtat e kombit shqiptar dhe, shkёlqeu me
aktivitetin, me sjelljet e saja dipllomatike, nё mes burrave tё shumtё. Bile, nё
njё rast nga Parisi shkruante “Korispodenti” duke dhёnё kёtё vlerёsim pёr tё: “Le tё
mburremi, jo vetёm ne burrat, por edhё gjithё zonjat shqiptare se zonjushja
Parashqevi Qiriazi, Zhan D’Arka e Shqipёrisё na nderoi tё gjithёve, As njё komb
i madh ose i vogёl nuk ka sot nё Paris njё delegat zonjё, po Shqiperia ka kёtё
zonjushe, e cila me diturinё dhe mёnçurinё e saj dita me dite po fiton
simpathinё e tё huajve pёr fitim tё Shqipёrisё”.
“Partia Politike
Kombёtare” e themeluar nga Sevasti dhe Kristo Dako nё vitin 1917 nё Worchester
(SHBA), nё gjirin e mёrgimtarёve ekonomik shqiptarё, qё vazhdoi deri nё mesin e
vitit 1920 . Kjo PPK kishte zgjedhur Ismail Qemalin delegat pёr nё Konferencёn
e Paqes nё Paris, i cili u pre nё besё nga qeveria italiane nё Peruxha tё
Italisё, ndёrron jetё po aty mё 26 janar 1919, dhe nё vendin e tij caktohet
Parashqevi Qiriazi, e shoqёruar nga Mihal Grameno dhe Nuredin Vlora. Pёr
llogari tё PPK kishte ardhur nё Paris dhe Nikoll Ivanaj. Kёta tё gjithё u bashkuan
me pёrfaqёsuesit e kolonive tё tjera shqiptare: tё Turqisё, tё Rumanisё, dhe tё
Federatёs “Vatra” nё (SHBA). Pёr njё kohё, u formuan njё front tё pёrbashkёt,
duke iu kundёrvёnё qёndrimit kapitullues tё delegacionit tё qeverisё sё pёrkohshme
tё Durrёsit.
Parashqevi
Qiriazi, me tё mbёrritur nё Paris, nё takimet me gazetar dipllomatё e politikanё
tё huaj, ajo parashtroi kёrkesat e Partisё Politike qё pёrfaqёsonte. Ajo iu
kundёrvu pretendimeve tё vendeve fqinjё pёr coptimin e mёtejshёm tё Shqipёrisё
dhe u shpreh kundёr synimeve italiane pёr protektorat tё saj.
Parashqevi
Qiriazi, ishte njё grua qё e donte Shqipёrinё, ashtu nё kufijtё e saj tё
natyrshme por kur shihte pёrçarjet e delegacioneve shqiptare, trishtohej sё tepёrmi
dhe ёshtё e njohur letra qё i shkruante motrёs Sevasti: “Neve, njё grusht njerёz jemi, po katёr soje shkrimesh dёrgojmё: njё qeveria, njё Mehmet Konica me Dr. Mihal
Turtullin, njё delegacioni i kolonive, dhe njё Esat Pashё Toptani. Ndёrsa: “Grekёt kanё njё pёrfaqёsues tё vetёm,
ashtu edhe sёrbёt, po ne, tё mjerёt ne.
Sevasti dhe Parashqevi
Qiriazi u kthye nё atdhe mё 1921, dhe mё tej ajo ndoqi me interes dhe mbeshteti
zhvillimet politike nё Shqiperi, pa pushuar sё shkruari pёr çёshtjen kombёtare.
Ndёrkohё ubё njё nga themelueset e drejtueset kryesore tё Institutit Femёror
“Kyras” nё Tiranё e Kamёz (1922-1933), duke e shndёrruar institucionin nё njё
nga shkollat e mesme mё serioze nё Shqipёri. (8).
Instituti
“Qiriazi”, fillimisht i hapur nё Korçё, dhe mё vonё me
konsolidimin shtetёrore edhe nё Tiranё, s’do tё vonohej dhe do t’iu “merrej” padrejtёsisht,
duke u shndёrruarnё institutin “Nёna Mbretёreshё”, por kjo ishte njё asgjё, nё
krahasim me kalvarin qё do ta pёrjetojnё me ardhjen nё pushtet tё komunizmit.
Ato pёrfundimisht do t’i mbulojё pluhuri i harresёs, dhe do tё rilindin
pikerisht nё 100 vjetorin e Kongresit tё Manastirit! Pёr 18 vjet rresht, sa
vepron Shoqata pёr Emancipimin e Gruas “Motrat Qiriazi”, me seli nё Prishtinё
dhe degёt e saj nё shumё pjesё tё Kosovёs, por, pёr koincidencё, edhe nё New York
tё Amerikёs. Rikthejnё dinjitetin e figurave te ndritshme tё kёtyre dy motrave.
(9)
Nuk mund tё pёrshkruhen
peripecitё dhe dhimbjet fizike e shpirtёrore, qё kaloi Sevastia dhe familja e
saj nё ditёt e fundit tё jetёs sё saj. Ajo vdiq nё vitin 1949, mbasi e kishin
nxjerrё nga shtёpia dhe pati pёrjetuar dhunimin e kufomёs sё tё shoqit, patriotit
tё madh Kristo Dako, burgosjen e djemve tё saj, Aleksandrit dhe kirurgut tё
njohur, Gjergjit, i cili, duke mos mundur tё durojё torturrat e hetusisё, vari veten
nё qelinё e burgut. Ajo vdiq, nё vitin 1949, e ngushtuar nё shpirt qё nuk ia
dhanё kufomёn e tij ta varroste me duart e veta dhe zёmёrplasur, duke parё
gremisjen e atdheut tё saj te dashur, pёr tё cilёn pati punuar gjithё jetёn.
Arkivolin e saj, tё vendosur mbi njё karrocё, e pёrcillnin vetёm njerёzit e
familjes: dy nuset e djemve, e mbesa e vogёl. Pёr oportunitet dhe hipokrizi
politike tё pushtetarёve, mё vonё, asaj i dhanё titullin “Mёsuese e Popullit”. Siç
duket, “U pёrmёndёn” ata mjeranё tё kuq nё pushtet qё ajo kishte qёnё gjithё
jetёn dhe do tё ishte perjetёsisht mёsuese e breznive shqiptare. (10).
Parashqevia. Pёr shkak
tё qёndrimit tё saj antifashist, mё 15 tetor 1943 u internua nga Gestapua nё
kampin (Banjicё). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit tё luftёs u kthye nё
atdhe. Mё 17 dhjetor 1970, ndёrron jetё nё Tiranё.(11).
Dy motrat janё ёngjёj
tё shkronjave shqipe, janё shёnjtёreshat e arsimit dhe tё emancipimit shqiptar,
janё emblema e formimit dhe zhvillimit tё shtetёsisё shqiptare. Po ku qёndron
sot qeveria me Presidentin dhe Kryeministrin? Kёtё e tregon mbyllja e shkollёs
120 vjeçare “Sevasti Qiriazi” nё Korçё, dhe kthimi i shtёpis e kulturёs “Naim
Frasheri” nё kishё greke nё Pёrmet. Kur heq dy emra tё rilindjes kombёtare, kёsaj
i thonё deshqiptarizim, i thonё tradhёti.
Referenca:
1.Publikuar me
17-9-2010, “Skandali, drejtori i shkollёs “Sevasti Qiriazi” mbylli nxёnёsit nё
magazinё.”
2. Anton Qafa, Sevasti Qiriazi; “sfida me Stambollin pёr
shkollёn e vashave”
3. Edwin Jacques,
“Shqiptarёt” , bot. 1945, f. 325.
4. Anton Qafa, po
aty.
5. A. Q. SH., dosja 1,
fondi 47 “Kongresi i parё i
Manastirit nga Parashqevi...”
6. Po aty.
7. Prof. Dr. Sibile
Keçmezi, “Parashqevia dipllomatia e vetme...”
8. Tёrhequr mё 5
nёntor 2010, “Parashqevi Qiriazi e vetme grua e Kongresit...”
9. Materiali ёshtё
marrё nga Portali Dervina.com, “Dhuna e diktatures ...”
10. Po aty, nga
Prof. Dr. S. Keçmezi.
Rasim
Bebo
Addison
Çikago,
shkurt 2012.
No comments:
Post a Comment