“Emigrimi i trurit”, humbje pёr shtetin. Problemi qё e shqetёson shumё sot pёr sot vendin tonё dhe Akademin e Shkencave, ёshtё pikёrisht “emigrimi i trurit”, mё e keqia ёshtё se shumica e potencialeve tё mёdha intelektuale tё vendit tonё, qё ndodhen jashtё shtetit, punojnё ç’tё munden pёr tё mbajtur familjen. Kjo ёshtё fatkeqёsi, mё e dhёmbёshme ёshtё qё nuk egziston mundёsia financiare qё atyre t’u kёrkohet tё vinё nё Shqipёri. Shprehej kohё mё parё ish kryetari i Akademisё sё Shkencave prof. Ylli Popa.
Prandaj ndodh qё Z. Arianё Llukaj shkruan: “Metafora e thembrёs sё Akilit”, duke ua hequr kёtё meritё pallazgёve dhe ua ngarkon grekёve qё akoma nuk kanё ardhё nё jetё. Flitet pёr “poemat homerike iliada dhe Odisea tё krijuara nё njё epokё kur nuk kishe as histori, as shkencё, pёr popullin e lashtё grekё”. “Veprat mё tё vjetёra tё letёrsisё greke janё epet heroike tё Homerit: “iliada” (mbi luftrat e grekёve kundёr trojanёve) dhe “Odisesё”...”. “ushtria greke e Agamemnonit,”etj. Nё kёtё artikull, qё ka 100 reshta me rreth 2300 fjalё nuk zihet nё gojё emri pellazgё. (1).
Shqiptari, historiani i Sorbonёs nё France, Prof. Dr. Mathieu Arefi thotё: “Debati nё Top Channel nxorri nё pah, (sidomos me z. M. Kokurti dhe Mancaku) me qёllim e vetёm tё vinin nё vёshtirёsi tezёn time. Ёshtё e qartё qё studimet dhe kёrkimet e mia janё realizuar pa paragjykime e nё mёnyrё tё paanshme. Pёr tё patur njё qёndrim tё tyllё (tё politizuar?) ndaj meje, kam edhe unё tё drejtёn t’iu bёj pyetjen e mёposhtme: mos vallё ata janё pro grekёve, apo pro sllavёve, apo ndoshta u janё nёnshtruar njёfarё lloji ideollogjie shkatёrruese dhe keqdashёse? ... Çuditёrisht, ai i quan paraardhёsit e Ilirёve si para ilir, sepse nuk guxon tё pёrdorё emёrtimin “pellazg”. Njohja e tij reduktohet nё mёnyrё strikte (vetёm tek teza) e “tё pranuarve nga tё gjithё”. Ai bazohet nё atё qё thonё “ajtollahёt”. Pёr tё, meqё Pellazgёt nuk kanё lёnё gjurmё tё shkruara, ata nuk mund tё quhen si paraardhёs tё Ilirёve dhe tё shqiptarёve tё sotёm”. (2).
Ernest Koliqi shkruan:
“Nana e njaj hyut, n’pёr mote, na ndjek ne...
Prej errёsijet t’kohnave ma t’para duelёn Pellazgёt mbi dhe: Ngrehёn eltere, vuen ligje e livruen ara. T’pёrmenduna an’e kand kjen’pёr urti zakonet t’ona e pёrmbi vepra t’qeta , qi nisёn m’u shvilluemun n’mal e n’vrri. Hyjnit derdhshin pa pra hiret e veta, Prej nesh duel n’botё ma e para qytetni...” (3).
Historiani M. Aref, shkruan: “...askush nuk e provon egzistencёn e kёsaj Greqie pёrpara shekullit tё VIII para Krishtit, gjё qё e ul shumё kronollogjinё e historisё sё lashtё greke.” (“Shqipёria”, f. 267). Dhe mё tej: “Kёto dy poemat epike u kopjuan nё gjuhёn greke dhe u pёrhapёn nё epokёn e tiranisё sё Pisistratit (600-527 para Krishtit). Por ndёrfutje elementёsh tё gabuara dhe pёrpunimet reshtёn deri nё shek. III dhe tё II para Krishtiti”. (f. 22). (4).
Herodoti nё shek. V (VI, 53, 54 – VIII, 73) grekёt i trajton si pasardhёs tё Danaos Egjyptianit, ata janё pёrmendur vetёm duke filluar nga Pindari (510-438 dhe nga Eskili (525-456). Kjo zanafillё semito-egjyptiane pohohet edhe nga Testamenti i Vjetёr (libri i Makabeve I, XII / 6 -23). (“Shqptarёt” f. 14).
Robert D’Angeli, shkruan: “R. Bentley e ka parё qartё, -qё poemat epike tё Homerit janё hartuar 500 vjet para Pisistratit, domethёne pas mbarimit tё Luftёs sё Trojёs ... qё gjuha nё tё cilёn janё hartuar ka qenё pellazgjishtja. Dhe vetёm pesё shekuj pas Homerit dhe homeridёve kanё filluar tё pёrkthehen ato qё tashmё ishin hartuar e shkruar nё pellazgjishten ... Iliada dhe Odisea janё pёrkthyer nga pellazgjishtja nё greqishtё. Pellazgёt janё ata, qё duke e ngritur gjuhёn pellazge, e cila mbijeton nё shqipen e sotme, nё gjuhёn e liturgjisё dhe tё mistereve tё gjithё tё lashtёve nё tё gjitha epokave dhe nё tё gjitha shtrirjet, pёrhapen po thuaj nё tё gjitha vёndet qё njiheshin atёhere prej tyre mёsimin dhe dijen me shkrim me anё tё shkronjave tё quajtura pellazge”. (5).
M. Arefi “Mikena”: “Herodoti ka treguar se vёndi i pushtuar nga grekёt ka qёnё kudo i populluar nga pellazgёt ... Hesiodi dhe Homeri kanё jetuar, mendoj unё, katёr shekuj mё parё; janё poemat e tyre qё i kanё dhenё grekёve gjenealogjinё e perёndive dhe emrimet e tyre .... Herodoti pohon se vёndi i kultit apo vёndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i Pellazgёve nё Dodonё. Kjo ёshtё vёrtetuar nga Homeri (Iliada XVI. 234), i cili e trajton Zeusin jo vetёm si ”Pellazg” pёr nga origjina, por ai e cilёson pёr mё tepёr “Dodonas”. Duhet kujtuar qё nё asnjё pjesё tё poemave tё tij Homeri nuk e ka cituar emrin e Delfit, vёndi i shenjtё tipik grek, i cili shfaqet vetёm pas shekullit tё VIII para Krishtit.
Herodoti (V, 65) na sqaron mbi zanafillёn e Pisistratёve me origjinё semito-egjyptiane. Kjo familje i ka dhёnё Athinёs njё nga tiranёt mё tё famshёm: Pisistratin (600-527), nёn mbretёrin e tё cilit u traskiptuan dhe u botuan nё gjuhёn greke poemat epike Iliada dhe Odisea. Gjithashtu, nё kёtё kohё kёto vepra pёsuan ndёrfutjet e para apo manipulimet”. (6).
Historiani Edwin Jacques, shkruan: “Ashtu si Homeri, Virgjili i paraqiti protogonistёt e tragjedisё Trojane jo si grekё por si pellazgё. Ai deklaroi se mbreti dardan i Trojes, Priami, ishte pellazg si tё gjithё mbretёrit e tjerё trojanё. ... Edhe forcat rrethuese ishin pellazge. ... Duket qartё se heronjtё “grekё” nuk ishin aspak grekё, por pellazgё”. (7).
Historiani, Dhimitёr Pilika shkruan: “Argumentet” e heliocentristёve, si falcifikime trashanike tё historisё, lindin, veniten, dhe vdesin, tё gjitha pa pёrjashtim, qё pёrpara 2300 vjetёsh, a thua sikur qё nga ajo kohё Epiri tё ishtё shuar nga harta e njerёzimit dhe tё mos ishte ngjallur mё fare. ... Kur nuk kanё mundur t’i errёsojnё krejt si fakte, ... janё duke u orvatur tё paraqesin me prejardhje “greke” jo vetёm Pirron e Epirit, atdheun e tij, simbolin e shqipes, por deri ... gjithё Shqipёrinё e Jugut”! (8).
Legjenda e deukalionit u krijua pёr tё fshirё plotёsisht tё kaluarёn pellazge, njё pёrmbytje qё fshin gjithçka, nё mёnyrё qё tё fillohet nga “zero”. Kёshtu, si me magji, dolёn nё dritё Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Eponim i stёrgjyshit tё grekёve. De Zhubainvil e thotё me forcё: “Ndёrfutja e njё pёrmbytje nё fund tё historisё pellazge ёshtё pasojё e natyrshme e pushtimit tё Greqisё nga raca helene, historia e sё cilёs fillon me pёrmbytjen e Deukalionit”. (9).
Nё kufirin midis shekullit XX dhe XXI (1990-2011) u krijuan parti tё pjellёs komuniste, me drejtuesa besnikё, si Fatos Nanos,Sali Berishё, Sabri Godo, Gramos Pashko etj. Kёta shpallin “Nivelin zero”, “Terapin e shokut” dhe “Çekun e bardhё”. Ky frymёzim vinej nga “mikja” Greqi dhe organizohej nga Janillatosi dhe Nikolla Gejxh. Tani, do tё kalojё nё nivelin “zero”, gjithçka tё shkatёrrohej me rrёnje, pasi SHBA-ja na ka premtuar “Çekun e Bardhe”. Pas kёtij “Çeku” tё demokracisё dremisnin bandat e zeza tё Greqisё qё po i pregatiste Pashko tok me mikun e ngushtё, mjeshtrin Gejxh! Kёshtu Alia, Nano, Berisha etj., nisёn ta bёnin rafsh saharaje vёndin, me sepatat e para ushtrinё pёrdhe 300.000 vetёm ullinj, ndёrsa Berisha e Pashko si dhёndurё tё “demokracisё” mbuluan supet me blozёn e Shqipёrise, u nisёn pёr nё Shtetet e Bashkuara, pёrcjellё nga pas me buzёqeshjen e fshehur Alia-Nano.
Kёshtu, Greqia u angazhua me tё gjitha forcat dhe arriti ta shkёrmoqё shtetin e ri demokratik tё shqiptarёve. Ajo ia doli qё me andartёt e saj kriminelё tё nxjerrё nga burgu ta djegё e ta shkrumbojё gjith Shqipёrinё e jugut, me qёllim qё ta rindёrtonte i “ndrituri” kryepeshkop Janullatosi.
Mёso z. Arianё, grekёt kanё shpifur dy herё nivelin “Zero” kundra pellazgёve dhe pasardhёsve tё tyre shqiptarё i pari nё shekullin e VII para krishtit dhe i dyti mbas vitit 1990, nё njё interval kohe 2700 vjetёsh duke pёrdorur komplote dhe shpifje. Sot nё vijimesi tё armiqёsisё mijёra vjeçare e udhёheq dhe e drejton greku, Janullatosi. Me ligjet antikushtetuese tё shpallur nё vitin 2003 tё qeverisё Nano dhe nё vitin 2009 tё qeverisё Berisha, i dhanё shqiptarё tё vdekur dhe tё gjallё grekut, tё parёt me kufoma pёr tё mbushur sarkofagёt pёr ushtarё grekё dhe tё dytёt pёr tё shtuar minoritetin grek me kombёsi shqiptare.
Pullumb Xhufi thotё: “Kombёsia, censusi tё shpallet antikushtetues. Greqia ka gllabёruar jashtёzakonisht shumё popullsi shqiptare, tё cilat nuk i ka “tretur” akoma. Do t’i plaste stomaku sikur tё kёrkonte tё gllabёronte popullsi tё tjera shqiptarё me hiletё e demaskuara tashmё, ... pёr ndarjen e kufirit detar me Greqinё, apo protokolli pёr ngritjen e varrezave monumentale greke nё Kosinё apo nё Boboshticё, duke pёrdhosur varret e vjetra tё vendasve... (10).
Ndalu pak z. Janullatos, qё rrinё kёmbёkryq nё çilte nё mes tё Tiranёs i siguruar sot pёr sot, nga tradhёtia e drejtuesve tё partive politike.
Z. Arianё, mendoj se me kёto referenca paraqes tё vertetёn historike nё kёtё artikull. Unё si historian nuk mund tё ri mёnjanё kur ndodhin tё çara tё tylla sidomos nё kёtё kohё kur flitete pёr kombin, rilindasit dhe historinё e vendit tonё. Brezat qё do tё vinё nuk e kanё pёr tё besuar kёtё tradhёti tё lartё kur Fan Noli na ka lёnё njё kёshillё lapidare” “E kam thёnё dhe do ta them sa tё kem frymё, se kisha greke ёshtё kisha e satanait. Ruhuni prej saj, nёse nuk doni qё t’ju bёjnё gjёmёn”. Anti kombёtari Ramis Alia firmosi pёr priftin grek tё vinte nё Shqipёri dhe tё uzurponte Kishёn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Media greke e shpalli si fitoren mё tё madhe tё shekullit qё kaloi kёtё uzurpim tё K.O.A.SH.
Referenca:
1. Agjencioni Foripress, 11-8-07, “Metafora e thembrёs sё Akilit” nga Arianё Llukaj. (Posted by Agjencioni Floripress et ediel, gusht 07-2011).
2. Fatbardha Demi, biseda u realizua nё Francё, 7-6-2007, me prof. Dr Arefin
3. Ernest Koliqi, “Vepra 1”, bot. 1996, f. 13.
4. Prof. Dr. Mathieu Aref “Shqipёria”, bot. 2007, f. 22.
5. Robert d’Angili “Enigma”, bot. 1998, f. 136,138, 139.
6. Prof. Dr. Mathieu Aref “Mikena”, bot. 2008, f. 65, 67.
7. Edёin Jacques “Shqiptarёt”, bot. 1995, f. 62.
8. Prof dr. Dhimitёr Pilika “Pellazgёt...” bot. 2005, f. 144.
9. Prof. Dr. M. Aref “Shqipёria” bot. 2007, f. 267, 22.
10. Prof. Pullumb Xhufi “Kombёsia, censusi tё shpallet antikushtetues”.
23-12-2011 7:30:23 AM. Marё nga interneti.
Rasim Bebo
Addison
Çikago
dhjetor 2011
No comments:
Post a Comment