Nё Kinёn e lashtё ka jetuar filozofi i famshёm Konfuci (551-479) para Krishtit. Si guvernator i vendit pushtetin e tij e krahasonte: “Me njё karrocё me tetё kuaj, frenat e tyre i mbante nё njё dorё dhe nё dorёn tjetёr kamxhikun, qё fishkullonte kuajt herё pas here pёr tё vazhduar rrugёn nё regull.
Ne pёr fatёkeq guvernatorin nuk e kemi vendas por e kemi tё huaj dhe jo vetёm kaq, por nga njё vend armik shekullor. I vendosur nga njё firmё tradhtare e presidentit tё vendit Ramis Alia, i mallkuar qoftё me jetё e mot pёr kёtё trdhёti tё lartё, qё kombi ynё po e paguan shumё shtrenjtё pёr gjatё kёtyre 20 vjetёve.
Ky guvernator ka vetёm dy kuaj tё vendosur nё Karrocё dhe godet me kamxhik herё tё majtin dhe herё tё djathtin. Kur janё nё grazhd pёrqafojnё dhe fёrkojnё njёri-tjetrin, nё punё hingёllijnё dhe shkelmojnё shoku-shokun. Nё Anallogji me kёta kuaj janё partitё e krijuara nga presidenti komunist Ramis Alia si P.S., P.D., P.R. etj.
Tё shohim si e prezanton Z. Sabri Godo Guvernatorin Janullatos me velladon peshkopi dhe kolonel i sigurimit grek: “Personalisht kam konsideratёn mё tё lartё, pёr Fortlumturinё e tij. E takova qё kur erdhi nё Shqipёri nё vitin 1991. Nga biseda dy orёsh qё patёm, dola aq i impresionuar sa murmurita me vete, pse dreqin nuk bёhem ortodokes!? Lexuesi le ta gjykojё vete... Sabri Godo vazhdon: Krerёt tanё politikё tё djathtё e tё majtё, i konsiderojnё ushtarёt grekё tё renё nё Luftёn e Dytё Botёrore, si dёshmorё tё pёrbashkёt tё dy popujve, se sёbashku ishin edhe nё luftёn antifashiste...” (1).
Niko Kirka shkruan: “Njё gjё dua tё them me siguri... Ushtria greke qё hyri nё Shqipёri gjatё dimrit 1940-1941, ishte pёrçuese e shovenizmit grek tё Megali-Idesё pёr pushtimin e Verio-Epirit. Unё jam dёshmitarё okular pёr kёtё, dhe po e vёrtetoj. Qё nga janari i 1941, njё mёngjes pashё se tabelat ishin ndryshuar nё greqishtё, flamuri ynё ishte hequr dhe ishte vёnё ai grek. Shpejt mёsuam, se atё ditё grekёt kishin arestuar nё qytetin e Korçёs 21 qytetarё. (2).
I fortlumturi i Sabri Godos, morri hapin e parё pёr tё treguar dhёmbёt e pёrgjakur: “Mё 10 prill, nё orёn 2:20, tetё ushtarё tё ushtrisё greke hynё nё teritorin shqiptar, nё afёrsi tё fshatit Peshkёpi pranё njё reparti ushtarak. Grekёt vrasin ushtarin Arsen Gjini rroje me pushkё pa fishek, Kapiten Fatmir Shehun dhe plagosin tre tё tjerё. “Kёto i keni pёr Vorio-Epirin”, kanё thirur ndёrsa gjuanin. Gazeta “Eleftoritipia” publikon lajmin se vrasja u bё nga terroristёt “MAVI” (Fronti pёr çlirimin e Epirit) Ky grup financohej nga Nikolas Gejzh. (3).
Janullatos me tё ardhur iu turr Ardenicёs, monument historik dhe vend i shenjtё, vendi ku Skёnderbeu vuri kurorё me Donikёn e Arjanitasve, (Gjergj Kastriotin, Janullatosi e quan grek – Jorgos).
Janollatosit thonё: Lezha bёn pjesё nё “Epirin e Ri” dhe pёr rrjedhojё, ka qёnё greke qysh nё kohёn e Dioklecianit! Heroi ynё, Skenderbeu, nuk qёnka shqiptar por grek shkruajnё Pashidhisi, Papadhopullosi, Paparigopullosi etj. Ata, Gjergj Kastriotin e kanё tjetёrsuar nё grek dhe si luftёtar mesjetar pёr tё mirёn e Greqisё. Pёr kёta historiane tё “shquar”, sigurisht, ёshtё fatёkeqёsi e madhe qё varri i kёtij heroi “grek”, tё uzurpuar nga turko shqiptarёt me origjinё roje Anadolli”. Pa koment. (4).
Dalin rimohues, qё nismёtuan baltёn kundёr Skёnderbeut dhe Rilindjes. Kjo ёshtё propaganda e Janullatosit.
I. Kadare, citojmё pjesё tё shkёputura: “Shtrimi i çёshtjes: Ta rruajmё a po ta rrёzojmё Skёnderbeun!” Njollё e zezё pёr Shqipёrinё. Intelektualёt qё nismёtuan baltёn kundra Skёnderbeut dhe Rilindjes nuk janё katundarё me shallvare qё i bien daulles e klithin “Duam Babёn”. Kёta rimohues janё renegatё tё kombit shqiptar qё u shёrbejnё armiqve tanё shekullorё tё Veriut dhe tё Jugut dhe nё prapaskenё ёshtё drejtuesi Janullatos... Vetё shtrimi i çёshtjes ёshtё turp! Njё thyerje me pasoja fatale”. (Kuptohet qё qeveria shqiptare dhe Akademia e shkencave janё rimohuese, njё rimohim i tillё vendin tonё e ve nё bangon e turpit). H. Feraj ёshtё njё ndёr rimohuesve, ёshtё habija se ky rimohues paska pёrkrahje nё rrethet universitare e gjysmёzyrtare nё Shqipёri. (5 ).
Janullatosit godasin Rilindasit, Frashёrllinjtё i quajnё anadollakё, rrёmbejnё shtёpin e kulturёs “Naim Frashёri” nё Pёrmet dhe me stilin grek me pabesi dhe fshehtasi, natёn nё brёndёsin e saj shkatёrrojnё çdo gjё tё kulturёs dhe brёnda nё tё ndёrtojnё kishёn greke dhe neve heshtim. Dora e Janullatosit ёshtё aq e gjatё sa nuk pyet pёr kushtetutёn dhe ligjet e saj.
Prof. Dr. Eshref Ymeri thotё: “Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit greko-karagjoz, kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veç njё turmё kukllash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombtar. Nё kёto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet ta demaskojё rёndё nё sytё e opinionit publik shqiptar kёtё bandё tradhёtarёsh”.(6).
Nё fillim tё vitit 1997 Greqia mbёshteti fuqimisht shkatёrimin e Shqipёrisё dhe djegёjen e Jugut duke mundёsuar edhe pushtimin final tё Shqipёrisё. Ajo qё pregatitej nё Greqi kundёr Shqipёrisё gjatё ditёve tё tragjedisё madhe nё Shqipёri, tё cilat do tё mbeten tё paharruara nё mendjen e çdo shqiptari qё arriti ti pёrjetoje.
Gazeta “Stohos” 5 mars 1997. “Oficerё Vorioepirotё drejtojnё kryengrytёsit: e Kiço Mustaqit, ish ministri i mbrojtjes i Shqipёrisё. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia nё Himarё e Tepelenё. Shtabi i andartёve tё Epirit tё Veriut bёn thirrje: “Tani autonomi, mos na trdhёtoni prapё”. “300 tё rinj nisen nga Athina pёr nё Sarandё ... me flamurin e autonomistave u ngrit prapё nё Himarё dhe Tepelenё ... Oficerёt tanё vorioepirotё, dikur nёn armё nё ushtrinё shqiptare tani po e marrin situatёn nё dorё. Ata po marrin nёn kontroll anije luftarake tё Shqipёrisё. Ushtria e jonё ndodhet nё Gjirokaster ...”
Kanali Televiziv “Mega” 5 mars 1997, “...Shqipёria ndahet nё mes nga lumi Shkumbin ... kёshtu kriza aktuale nё Shqipёri ёshtё pёrqёndruar nё jug tё Shqipёrisё ku popullsia ёshtё greqisht folёs”. Lexuesi i kupton vetё gёnjёshtrat greke.
“Bashkёpunimi antishqiptar sёrbo-grek ka marrё pёrmasa tё jashtezakonshme para dhe gjatё luftёs sё Kosovёs. Para luftёs se Kosovёs, Greqia u angazhua me tё gjitha forcat dhe arriti qё ta shkёrmoqe shtetin e ri demokratik tё shqiptarёve. Ajo ja doli qё me andartёt e saj kriminelё tё nxjerrё nga burgu dhe tё udhёhequr nga oficera tradhёtare si Kiço Mustaqi ta djegё e ta shkrumbojё gjithё Shqipёrinё e Jugut si: bashkitё, komisarjatet e policisё, kadastrat, muzetё, shkollat shqipe, objektet historike, zyrat e gjёndjes civile, bibliotekat etj. Prenё ullinjtё e pemё tё tjera frutore. Vodhёn paret e firmave. Nga ana tjetёr Greqisё dhe Sёrbisё u duhej shkatёrrimi i Shqipёrisё pёr tё penguar mbёshtetjen qё ajo i jepte Kosovёs". Ky shkatёrrim i “nivelit xero” dhe i “çekut tё bardhё” drejtohej nga z/vёndёs kryetari i P. D. Gramoz Pashko dhe miku i tij greku Nikolla Gejxhi.
Kiço Mustaqi kthehet nё Shqipёri pas 20 vjetёve nga Greqia, qё mё 1997 i vuri zjarin atdheut tё tij, duhej tё kalonte para skuadrёs sё pushkatimit, por guvernatori Janullatos qё ёshtё kёmbёkryq nё Tiranё e ka pёr hero, prandaj ёshtё i lirё dhe i preferuar nga helenistёt grek. Nё bisedё me Albert Zholin mё 29-4-2011, Kiço Mustaqi shfaqi keqardhjen qё Shqipёria nuk i ka “vlerarat e demokracisё greke” si “simotrёn” e vet. Pёr dijeni z. Mustaqi. “Nё qoftё se Shqipёria nё praktikёn e vet shtetёrore do tё kishte huazuarё “vlerat e demokracisё greke”, sot nё vendin tonё nuk do tё egzistonte kёmbё minoriteti grek, as gjuhё greke, nё Shqipёri nuk do tё figuronin emra shovenizёm, greqizim, Dule, Bollano, Ksera, Karamelo, pa harruar edhe Janullatosin”.
“Hosni Mubaraku braktisi postin nga qёndrimi unanim kundёr tij tё dipllomacisё amerikano-evropianё pёr shkak tё vrasjes tё 300 demostruesve, lider i njё populli 80 milionёsh afrikanё. Gjithashtu tё gjithё e dinё se nё njё vend tё injoruar evropian me emrin Shqipёri, nё vitet 1997-1998 politika vrau 3500 shqiptarё (12-fishin e vrasjeve qё kreu regjimi i Mobarakut 20 herё mё i madh!), plagosi 11 mijё tё tjerё, hapi depot e municionit pёr tё nxitur njё luftё tё verbёr civile, dogji vendin, dhe po e njёjta dipllomaci amerikano-evropiane i la tё njёjtёt politikanё ish-komunistё nё pushtet”. (9). (Historia do ta zbёrthejё tё vёrtetёn).
Shqipёria uli kokёn dhe pranoi t’i lejonte pushtuesit e saj qё tё nderoheshin si çlirimtarё nё tokat e saj. Tё gjithё e dinё qё po realizohen skenarё tё tillё dhe heshtim, heshtim pёrpara tragjedisё qё po na troket nё derё. Greqia vё kushtin pёr t’u pranuar nё MSA duhet ndёrtuar vorrezat e ushtarёve grekё tё rёnё para 70 vjetёve tё mbetur maleve dhe pllajave tё pa grumbulluar dhe varrosur, nuk janё pak por mbi 11000 tё vrarё dhe veç tё humburve plotёsisht. Komanda greke nuk ndoqi shёmbullin e ushtrisё franceze, italiane ose gjermane qё i mblidhnin dhe i varrosnin duke u futur nga njё shishe nё kufomat e tё vrarёve me tё dhёna tё plota. Sot, Janullatosve nuk u vjen turp tё manipulojnё pёr ushtarё grekё tё humbur duke i zёvёndёsuar me zhvarrime tё kufoma shqiptarёsh pёr politikёn e tyre ekspasioniste.
Ramiz Lushaj thotё: “Shteti im, shteti ynё, ngritja e katёr varrezave ёshtё e pa pranueshme, sepse, tek ato “varreza” e reth tyre, do tё ngrihen kisha, manastire, motele apo hotele luksoze, etj., e mbi tё gjitha ato nuk do tё kenё vetёm karakter simbolik, por do tё kthehen nё vende pelegrinazhi e tubimi tё sillogjeve “vorio-epirote”. Shёnja tё dukshme tё kёtij veprimi nё proçes tё pa ndalur, do tё shtohen edhe nё vitet qё do vijnё. Do tё konsiderohen si “tokё e shenjtё greke”, do tё paraqiten si “tabu greke” pёr tё ringjallur pretendimet deri te jetёsimin e tё ashtuquajturit “vorio-Epir”. (10).
Gazeta “Illyria” 3 nёntor 2011 shkruan: “Pjesemarrёsit e festёs greke tё çlirimit shkelin sёrish varret e vjetra tё Boboshticёs. Njё vit pas skandalit tё betonizimit tё varreve 200-vjeçare nё fshatin Boboshtice tё Korçёs...” Prifti i fshatit Jani Trebicka (sot ёshtё sekretari i Janullatosit) ka vendosur njё kryq tё madh para 16 vjetёve ku mendohet se banoret vite mё parё varrosёn dy ushtarё grekё tё rёnё 1941. Kёtё vit, pёr ceremonin fetare mbritёn nga Greqia tre autobuzё dhe dhjetera makina pёr Pelegrinazh.
“Kur janё duke ngritur “Fenё greke” apo “Kishёn greke” mbi kombin shqiptarё. Burimi i krimit nё Ballkan ёshtё prapaskena sёrbo-greke, ku studjohen, programohen, kurdisen dhe ndiqen pёr zbatim plane dhe projekte agresive pёr shfrytёzim ekonomik tё trevave shqiptare.
“Ministri i arsimit Luan Memushi lёshoi liçencёn pёr hapjen e shkollёs 9 vjeçare greke nё Korçё. Kjo shkollё ёshtё dhuratё e qeverisё greke me emrin e Homerit shqiptar “Omiros”. Fёmijtё shqiptarё tё fshatrave pёr reth Korçёs, Bobshticёs e Drenovёs po mёsojnё njё “tё vёrtetё" tё hidhur: qё toka ku ata u lindёn dhe po rriten ёshtё greke. Janё 200 nxёnёs, bijё e bija shqiptarёsh qё po u mёsohet falas nga shkolla publike greke “Omiros” (Homeri) njё histori e shtrembёruar, qё paraqet stёrgjyshёrit e tyre si pushtues tё Vorio-Epirit. Ёshtё njё brez fёmijёsh, i ciklit fillor qё A-nё e lexojnё Alfa, qё gdhihet çdo mёngjes me hymnin grek dhe nuk dinё asnjё fjalё tё hymnit shqiptar, qё thonё “Kalimera” e jo “Mirёmёngjes”. Nё qytetin 124 vjet mё parё u çel Mёsonjtoria e Parё e shqipes nga Rilindasit e parё”. (11).
Shkolla 9 vjeçare e fshatit Boboshticё, qё ndodhet 5 km. larg qytetit tё Korçёs, i ёshtё vёnё dryni pas 95 vjetё fuksionim, nё tё mёsonin mbi 200 nxёnёs. Me qёllim rikonstruksioni nuk vunё dorё nё tё. Nё kёto kushte skandaloze kanё detyruar banorёt e Boboshticёs tё çojnё fёmijtё nё shkollёn greke.
Pranё fshatit Lin nё Pogradec, ёshtё kisha Shёn Ilia. Sa po futёsh nё oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja tё stampuara nё beton, qe kalon mbi 45 cm njё shkronjё. –Çfar janё kёto shkronja –pyesim njё banor tё Linit? Ai ngre supet dhe nёn zё tregon, duke i premtuar anonimatin se “Kanё ardhur para disa kohёsh njё grek qё ndёrton kisha, ky me disa puntore pasi e shtruan kёtё plate nё oborrin e kishёs me beton, me njё daltё tё mprehtё ata shkruan njё tekst qё ua dha pronari i tyre me kёto shkronja greke ... Nuk kaluan shumё kohё dhe njё buzёmbrёmje kishёs ia ndruan tё gjitha ikonostaset qё erdhёn nga greqia, me mbishkrime tё dukshme grek”! (12).
A mund tё shkosh nё njё kishё nё greqi dhe tё skalitёsh shkronja nё gjuhёn shqipe? Ose tё hapёsh shkollё shqipe dhe tё kёndosh hymnin shqiptarё?
Prof. Vedat Shehu thotё: “Tё keqen e kemi nga vetvetia”; “jemi pa indetitet kombetar”; “jemi pa shtet”; “jemi tё çformuar; “tё riformohemi”; “jemi tё shpёrdar, s’bashkohemi dot mё”; “jemi pa gjuhё tё vёrtetё”, “duhet gjuhё fetare unike”; “jemi pa fe tё vёrtetё”; “tё kthehemi te feja e tё parёve”; “kёshtu, s’na do Europa, nuk na do as Amerika”; “tё bёhemi ortodoks grekё tё na pёrkrah Greqia”; “tё bёhemi katolik perёndimor, futemi direkt nё BE”... Ç’Turp! Kёtё turp e mbartin dhe e pёrhapin ca “super – tё ditur”, ca “super intelektual” tё mufatur nga multi infeksionet, apo edhe tё sёmurё tё destinuar ti shёrbejnё “tregut tё lirё” antishqiptarё. (13).
Arbёr Thesproti shkruan: “Njё nga fallcifikimet e tyre mё tё turpёshme qё ka arritur tё bёj vendё dhe mes nesh shqiptarёve, ёshtё paraqitja e popullsisё çame si kolonё turke tё istaluar nё Çamёri nga otomanёt pushtues! ... Me dhjetra “profesorё” tё historisё greke kan shkruajtur dhe mbrojtur kёtё tezё tё manipuluar me kaqё marifet nga ana e tyre”. (14).
Babaj i historisё Herodoti shkruan: “...vendi i pushtuar nga grekёt ka qёnё kudo i populluar nga pellazgёt”. (M. Aref “Mikena”, f. 65). Pasardhёs tё pellazgёve janё Camёt autkton. Kjo ёshtё propaganda e janullatosve pёr deshqiptarizimin e Shqipёrisё.
Sёfundi, tetantiva e qeverisё Sali Berisha, lidhur me paktin detare, si dhe regjistrimin e popullsisё sipas dёshirёs sё shovenizmit grek, (mbёshtetur nё deklarimin e besimit fetar dhe kombёsisё) i bёn njё dhuratё vendit fqinj, njёkohёsisht bёn edhe njё tradhёti ndaj sovranitetit tonё. Koha ka treguar se Greqia nuk tё jep atё qё tё takon pa tё marrё atё qё nuk i takon. Aq mё tepёr kur dihet fare mirё qё nё Greqi kisha greke ёshtё shteti grek dhe shteti grek ёshtё kisha greke.
Asgjë nuk ёshtё absolute, do t'i vijё koha qё ky shtet-kishё dhe kishё-shtet do tё shkёrmoqet e do tё bёhet copё e thёrime, nga mallkimi i intrigave qё stisin.
Referenca:
1. Gazeta “Illyria” “Ambasadori grek hyri... “, 17-10-2006 f. 25.
2. Niko Kirka dhe Sami Repishti “Jemi kundёr S. Godos...” Illyria 30-10-2006 f.29.
3. Dorina topallai “Dosja e zezё e Greqisё”.
4. Sherif Delvina “Epirin” bot, 1999, f. 294.
5. I. Kadare Gazeta “Illyria” “Shtrimi i çeshtjes...” 8-1-2009, f. 29.
6. Prof. Dr. Eshref Ymeri “Janullatos guvernator...” Internet 9-9-2011.
7. Edith Harxhi e Mal Berisha etj. “Komplloti greko-komunist...”, bot 2000, f. 9.
8. Enver Bytyçi “Shqipёria, Sёrbia...”, bot. 2005, f. 188.
9. Agim Hamiti “Letёr e hapur...”, Internet, 4-5-2011
10. Ramiz Lushaj Gazeta “Illyria” 9-10-2008, f. 28.
11. Tedi Blushi Gazeta “Shqiptare” 29-5-2007; (12) “Illyria” $-6-2007,
12. Prof. Vedat Shehu Internet gusht 18-2011, 9:38 PM.
13. Arbёr Thesproti, nga interneti “Emri i krahinёs epirote...” 23-8-2008
Rasim Bebo
Addison
Çikago.
Nёntor 2011
No comments:
Post a Comment