Tuesday, November 15, 2011

Rasim Bebo, Studiues dhe Historian

Janullatosi, guvernator grek nё Tiranё

Nё Kinёn e lashtё ka jetuar filozofi i famshёm Konfuci (551-479) para Krishtit. Si guvernator i vendit pushtetin e tij e krahasonte: “Me njё karrocё me tetё kuaj, frenat e tyre i mbante nё njё dorё dhe nё dorёn tjetёr kamxhikun, qё fishkullonte kuajt herё pas here pёr tё vazhduar rrugёn nё regull.

Ne pёr fatёkeq guvernatorin nuk e kemi vendas por e kemi tё huaj dhe jo vetёm kaq, por nga njё vend armik shekullor. I vendosur nga njё firmё tradhtare e presidentit tё vendit Ramis Alia, i mallkuar qoftё me jetё e mot pёr kёtё trdhёti tё lartё, qё kombi ynё po e paguan shumё shtrenjtё pёr gjatё kёtyre 20 vjetёve.

Ky guvernator ka vetёm dy kuaj tё vendosur nё Karrocё dhe godet me kamxhik herё tё majtin dhe herё tё djathtin. Kur janё nё grazhd pёrqafojnё dhe fёrkojnё njёri-tjetrin, nё punё hingёllijnё dhe shkelmojnё shoku-shokun. Nё Anallogji me kёta kuaj janё partitё e krijuara nga presidenti komunist Ramis Alia si P.S., P.D., P.R. etj.

Tё shohim si e prezanton Z. Sabri Godo Guvernatorin Janullatos me velladon peshkopi dhe kolonel i sigurimit grek: “Personalisht kam konsideratёn mё tё lartё, pёr Fortlumturinё e tij. E takova qё kur erdhi nё Shqipёri nё vitin 1991. Nga biseda dy orёsh qё patёm, dola aq i impresionuar sa murmurita me vete, pse dreqin nuk bёhem ortodokes!? Lexuesi le ta gjykojё vete... Sabri Godo vazhdon: Krerёt tanё politikё tё djathtё e tё majtё, i konsiderojnё ushtarёt grekё tё renё nё Luftёn e Dytё Botёrore, si dёshmorё tё pёrbashkёt tё dy popujve, se sёbashku ishin edhe nё luftёn antifashiste...” (1).

Niko Kirka shkruan: “Njё gjё dua tё them me siguri... Ushtria greke qё hyri nё Shqipёri gjatё dimrit 1940-1941, ishte pёrçuese e shovenizmit grek tё Megali-Idesё pёr pushtimin e Verio-Epirit. Unё jam dёshmitarё okular pёr kёtё, dhe po e vёrtetoj. Qё nga janari i 1941, njё mёngjes pashё se tabelat ishin ndryshuar nё greqishtё, flamuri ynё ishte hequr dhe ishte vёnё ai grek. Shpejt mёsuam, se atё ditё grekёt kishin arestuar nё qytetin e Korçёs 21 qytetarё. (2).

I fortlumturi i Sabri Godos, morri hapin e parё pёr tё treguar dhёmbёt e pёrgjakur: “Mё 10 prill, nё orёn 2:20, tetё ushtarё tё ushtrisё greke hynё nё teritorin shqiptar, nё afёrsi tё fshatit Peshkёpi pranё njё reparti ushtarak. Grekёt vrasin ushtarin Arsen Gjini rroje me pushkё pa fishek, Kapiten Fatmir Shehun dhe plagosin tre tё tjerё. “Kёto i keni pёr Vorio-Epirin”, kanё thirur ndёrsa gjuanin. Gazeta “Eleftoritipia” publikon lajmin se vrasja u bё nga terroristёt “MAVI” (Fronti pёr çlirimin e Epirit) Ky grup financohej nga Nikolas Gejzh. (3).

Janullatos me tё ardhur iu turr Ardenicёs, monument historik dhe vend i shenjtё, vendi ku Skёnderbeu vuri kurorё me Donikёn e Arjanitasve, (Gjergj Kastriotin, Janullatosi e quan grek – Jorgos).

Janollatosit thonё: Lezha bёn pjesё nё “Epirin e Ri” dhe pёr rrjedhojё, ka qёnё greke qysh nё kohёn e Dioklecianit! Heroi ynё, Skenderbeu, nuk qёnka shqiptar por grek shkruajnё Pashidhisi, Papadhopullosi, Paparigopullosi etj. Ata, Gjergj Kastriotin e kanё tjetёrsuar nё grek dhe si luftёtar mesjetar pёr tё mirёn e Greqisё. Pёr kёta historiane tё “shquar”, sigurisht, ёshtё fatёkeqёsi e madhe qё varri i kёtij heroi “grek”, tё uzurpuar nga turko shqiptarёt me origjinё roje Anadolli”. Pa koment. (4).

Dalin rimohues, qё nismёtuan baltёn kundёr Skёnderbeut dhe Rilindjes. Kjo ёshtё propaganda e Janullatosit.

I. Kadare, citojmё pjesё tё shkёputura: “Shtrimi i çёshtjes: Ta rruajmё a po ta rrёzojmё Skёnderbeun!” Njollё e zezё pёr Shqipёrinё. Intelektualёt qё nismёtuan baltёn kundra Skёnderbeut dhe Rilindjes nuk janё katundarё me shallvare qё i bien daulles e klithin “Duam Babёn”. Kёta rimohues janё renegatё tё kombit shqiptar qё u shёrbejnё armiqve tanё shekullorё tё Veriut dhe tё Jugut dhe nё prapaskenё ёshtё drejtuesi Janullatos... Vetё shtrimi i çёshtjes ёshtё turp! Njё thyerje me pasoja fatale”. (Kuptohet qё qeveria shqiptare dhe Akademia e shkencave janё rimohuese, njё rimohim i tillё vendin tonё e ve nё bangon e turpit). H. Feraj ёshtё njё ndёr rimohuesve, ёshtё habija se ky rimohues paska pёrkrahje nё rrethet universitare e gjysmёzyrtare nё Shqipёri. (5 ).

Janullatosit godasin Rilindasit, Frashёrllinjtё i quajnё anadollakё, rrёmbejnё shtёpin e kulturёs “Naim Frashёri” nё Pёrmet dhe me stilin grek me pabesi dhe fshehtasi, natёn nё brёndёsin e saj shkatёrrojnё çdo gjё tё kulturёs dhe brёnda nё tё ndёrtojnё kishёn greke dhe neve heshtim. Dora e Janullatosit ёshtё aq e gjatё sa nuk pyet pёr kushtetutёn dhe ligjet e saj.

Prof. Dr. Eshref Ymeri thotё: “Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit greko-karagjoz, kurse qeveritё shqiptare qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veç njё turmё kukllash tё fёlliqura qё na kanё nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombtar. Nё kёto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet ta demaskojё rёndё nё sytё e opinionit publik shqiptar kёtё bandё tradhёtarёsh”.(6).

Nё fillim tё vitit 1997 Greqia mbёshteti fuqimisht shkatёrimin e Shqipёrisё dhe djegёjen e Jugut duke mundёsuar edhe pushtimin final tё Shqipёrisё. Ajo qё pregatitej nё Greqi kundёr Shqipёrisё gjatё ditёve tё tragjedisё madhe nё Shqipёri, tё cilat do tё mbeten tё paharruara nё mendjen e çdo shqiptari qё arriti ti pёrjetoje.

Gazeta “Stohos” 5 mars 1997. “Oficerё Vorioepirotё drejtojnё kryengrytёsit: e Kiço Mustaqit, ish ministri i mbrojtjes i Shqipёrisё. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia nё Himarё e Tepelenё. Shtabi i andartёve tё Epirit tё Veriut bёn thirrje: “Tani autonomi, mos na trdhёtoni prapё”. “300 tё rinj nisen nga Athina pёr nё Sarandё ... me flamurin e autonomistave u ngrit prapё nё Himarё dhe Tepelenё ... Oficerёt tanё vorioepirotё, dikur nёn armё nё ushtrinё shqiptare tani po e marrin situatёn nё dorё. Ata po marrin nёn kontroll anije luftarake tё Shqipёrisё. Ushtria e jonё ndodhet nё Gjirokaster ...”

Kanali Televiziv “Mega” 5 mars 1997, “...Shqipёria ndahet nё mes nga lumi Shkumbin ... kёshtu kriza aktuale nё Shqipёri ёshtё pёrqёndruar nё jug tё Shqipёrisё ku popullsia ёshtё greqisht folёs”. Lexuesi i kupton vetё gёnjёshtrat greke.

“Bashkёpunimi antishqiptar sёrbo-grek ka marrё pёrmasa tё jashtezakonshme para dhe gjatё luftёs sё Kosovёs. Para luftёs se Kosovёs, Greqia u angazhua me tё gjitha forcat dhe arriti qё ta shkёrmoqe shtetin e ri demokratik tё shqiptarёve. Ajo ja doli qё me andartёt e saj kriminelё tё nxjerrё nga burgu dhe tё udhёhequr nga oficera tradhёtare si Kiço Mustaqi ta djegё e ta shkrumbojё gjithё Shqipёrinё e Jugut si: bashkitё, komisarjatet e policisё, kadastrat, muzetё, shkollat shqipe, objektet historike, zyrat e gjёndjes civile, bibliotekat etj. Prenё ullinjtё e pemё tё tjera frutore. Vodhёn paret e firmave. Nga ana tjetёr Greqisё dhe Sёrbisё u duhej shkatёrrimi i Shqipёrisё pёr tё penguar mbёshtetjen qё ajo i jepte Kosovёs". Ky shkatёrrim i “nivelit xero” dhe i “çekut tё bardhё” drejtohej nga z/vёndёs kryetari i P. D. Gramoz Pashko dhe miku i tij greku Nikolla Gejxhi.

Kiço Mustaqi kthehet nё Shqipёri pas 20 vjetёve nga Greqia, qё mё 1997 i vuri zjarin atdheut tё tij, duhej tё kalonte para skuadrёs sё pushkatimit, por guvernatori Janullatos qё ёshtё kёmbёkryq nё Tiranё e ka pёr hero, prandaj ёshtё i lirё dhe i preferuar nga helenistёt grek. Nё bisedё me Albert Zholin mё 29-4-2011, Kiço Mustaqi shfaqi keqardhjen qё Shqipёria nuk i ka “vlerarat e demokracisё greke” si “simotrёn” e vet. Pёr dijeni z. Mustaqi. “Nё qoftё se Shqipёria nё praktikёn e vet shtetёrore do tё kishte huazuarё “vlerat e demokracisё greke”, sot nё vendin tonё nuk do tё egzistonte kёmbё minoriteti grek, as gjuhё greke, nё Shqipёri nuk do tё figuronin emra shovenizёm, greqizim, Dule, Bollano, Ksera, Karamelo, pa harruar edhe Janullatosin”.

“Hosni Mubaraku braktisi postin nga qёndrimi unanim kundёr tij tё dipllomacisё amerikano-evropianё pёr shkak tё vrasjes tё 300 demostruesve, lider i njё populli 80 milionёsh afrikanё. Gjithashtu tё gjithё e dinё se nё njё vend tё injoruar evropian me emrin Shqipёri, nё vitet 1997-1998 politika vrau 3500 shqiptarё (12-fishin e vrasjeve qё kreu regjimi i Mobarakut 20 herё mё i madh!), plagosi 11 mijё tё tjerё, hapi depot e municionit pёr tё nxitur njё luftё tё verbёr civile, dogji vendin, dhe po e njёjta dipllomaci amerikano-evropiane i la tё njёjtёt politikanё ish-komunistё nё pushtet”. (9). (Historia do ta zbёrthejё tё vёrtetёn).

Shqipёria uli kokёn dhe pranoi t’i lejonte pushtuesit e saj qё tё nderoheshin si çlirimtarё nё tokat e saj. Tё gjithё e dinё qё po realizohen skenarё tё tillё dhe heshtim, heshtim pёrpara tragjedisё qё po na troket nё derё. Greqia vё kushtin pёr t’u pranuar nё MSA duhet ndёrtuar vorrezat e ushtarёve grekё tё rёnё para 70 vjetёve tё mbetur maleve dhe pllajave tё pa grumbulluar dhe varrosur, nuk janё pak por mbi 11000 tё vrarё dhe veç tё humburve plotёsisht. Komanda greke nuk ndoqi shёmbullin e ushtrisё franceze, italiane ose gjermane qё i mblidhnin dhe i varrosnin duke u futur nga njё shishe nё kufomat e tё vrarёve me tё dhёna tё plota. Sot, Janullatosve nuk u vjen turp tё manipulojnё pёr ushtarё grekё tё humbur duke i zёvёndёsuar me zhvarrime tё kufoma shqiptarёsh pёr politikёn e tyre ekspasioniste.

Ramiz Lushaj thotё: “Shteti im, shteti ynё, ngritja e katёr varrezave ёshtё e pa pranueshme, sepse, tek ato “varreza” e reth tyre, do tё ngrihen kisha, manastire, motele apo hotele luksoze, etj., e mbi tё gjitha ato nuk do tё kenё vetёm karakter simbolik, por do tё kthehen nё vende pelegrinazhi e tubimi tё sillogjeve “vorio-epirote”. Shёnja tё dukshme tё kёtij veprimi nё proçes tё pa ndalur, do tё shtohen edhe nё vitet qё do vijnё. Do tё konsiderohen si “tokё e shenjtё greke”, do tё paraqiten si “tabu greke” pёr tё ringjallur pretendimet deri te jetёsimin e tё ashtuquajturit “vorio-Epir”. (10).

Gazeta “Illyria” 3 nёntor 2011 shkruan: “Pjesemarrёsit e festёs greke tё çlirimit shkelin sёrish varret e vjetra tё Boboshticёs. Njё vit pas skandalit tё betonizimit tё varreve 200-vjeçare nё fshatin Boboshtice tё Korçёs...” Prifti i fshatit Jani Trebicka (sot ёshtё sekretari i Janullatosit) ka vendosur njё kryq tё madh para 16 vjetёve ku mendohet se banoret vite mё parё varrosёn dy ushtarё grekё tё rёnё 1941. Kёtё vit, pёr ceremonin fetare mbritёn nga Greqia tre autobuzё dhe dhjetera makina pёr Pelegrinazh.

“Kur janё duke ngritur “Fenё greke” apo “Kishёn greke” mbi kombin shqiptarё. Burimi i krimit nё Ballkan ёshtё prapaskena sёrbo-greke, ku studjohen, programohen, kurdisen dhe ndiqen pёr zbatim plane dhe projekte agresive pёr shfrytёzim ekonomik tё trevave shqiptare.

“Ministri i arsimit Luan Memushi lёshoi liçencёn pёr hapjen e shkollёs 9 vjeçare greke nё Korçё. Kjo shkollё ёshtё dhuratё e qeverisё greke me emrin e Homerit shqiptar “Omiros”. Fёmijtё shqiptarё tё fshatrave pёr reth Korçёs, Bobshticёs e Drenovёs po mёsojnё njё “tё vёrtetё" tё hidhur: qё toka ku ata u lindёn dhe po rriten ёshtё greke. Janё 200 nxёnёs, bijё e bija shqiptarёsh qё po u mёsohet falas nga shkolla publike greke “Omiros” (Homeri) njё histori e shtrembёruar, qё paraqet stёrgjyshёrit e tyre si pushtues tё Vorio-Epirit. Ёshtё njё brez fёmijёsh, i ciklit fillor qё A-nё e lexojnё Alfa, qё gdhihet çdo mёngjes me hymnin grek dhe nuk dinё asnjё fjalё tё hymnit shqiptar, qё thonё “Kalimera” e jo “Mirёmёngjes”. Nё qytetin 124 vjet mё parё u çel Mёsonjtoria e Parё e shqipes nga Rilindasit e parё”. (11).

Shkolla 9 vjeçare e fshatit Boboshticё, qё ndodhet 5 km. larg qytetit tё Korçёs, i ёshtё vёnё dryni pas 95 vjetё fuksionim, nё tё mёsonin mbi 200 nxёnёs. Me qёllim rikonstruksioni nuk vunё dorё nё tё. Nё kёto kushte skandaloze kanё detyruar banorёt e Boboshticёs tё çojnё fёmijtё nё shkollёn greke.

Pranё fshatit Lin nё Pogradec, ёshtё kisha Shёn Ilia. Sa po futёsh nё oborrin e saj ndesh me ca mbishkrime greqisht, shkronja tё stampuara nё beton, qe kalon mbi 45 cm njё shkronjё. –Çfar janё kёto shkronja –pyesim njё banor tё Linit? Ai ngre supet dhe nёn zё tregon, duke i premtuar anonimatin se “Kanё ardhur para disa kohёsh njё grek qё ndёrton kisha, ky me disa puntore pasi e shtruan kёtё plate nё oborrin e kishёs me beton, me njё daltё tё mprehtё ata shkruan njё tekst qё ua dha pronari i tyre me kёto shkronja greke ... Nuk kaluan shumё kohё dhe njё buzёmbrёmje kishёs ia ndruan tё gjitha ikonostaset qё erdhёn nga greqia, me mbishkrime tё dukshme grek”! (12).

A mund tё shkosh nё njё kishё nё greqi dhe tё skalitёsh shkronja nё gjuhёn shqipe? Ose tё hapёsh shkollё shqipe dhe tё kёndosh hymnin shqiptarё?

Prof. Vedat Shehu thotё: “Tё keqen e kemi nga vetvetia”; “jemi pa indetitet kombetar”; “jemi pa shtet”; “jemi tё çformuar; “tё riformohemi”; “jemi tё shpёrdar, s’bashkohemi dot mё”; “jemi pa gjuhё tё vёrtetё”, “duhet gjuhё fetare unike”; “jemi pa fe tё vёrtetё”; “tё kthehemi te feja e tё parёve”; “kёshtu, s’na do Europa, nuk na do as Amerika”; “tё bёhemi ortodoks grekё tё na pёrkrah Greqia”; “tё bёhemi katolik perёndimor, futemi direkt nё BE”... Ç’Turp! Kёtё turp e mbartin dhe e pёrhapin ca “super – tё ditur”, ca “super intelektual” tё mufatur nga multi infeksionet, apo edhe tё sёmurё tё destinuar ti shёrbejnё “tregut tё lirё” antishqiptarё. (13).

Arbёr Thesproti shkruan: “Njё nga fallcifikimet e tyre mё tё turpёshme qё ka arritur tё bёj vendё dhe mes nesh shqiptarёve, ёshtё paraqitja e popullsisё çame si kolonё turke tё istaluar nё Çamёri nga otomanёt pushtues! ... Me dhjetra “profesorё” tё historisё greke kan shkruajtur dhe mbrojtur kёtё tezё tё manipuluar me kaqё marifet nga ana e tyre”. (14).

Babaj i historisё Herodoti shkruan: “...vendi i pushtuar nga grekёt ka qёnё kudo i populluar nga pellazgёt”. (M. Aref “Mikena”, f. 65). Pasardhёs tё pellazgёve janё Camёt autkton. Kjo ёshtё propaganda e janullatosve pёr deshqiptarizimin e Shqipёrisё.

Sёfundi, tetantiva e qeverisё Sali Berisha, lidhur me paktin detare, si dhe regjistrimin e popullsisё sipas dёshirёs sё shovenizmit grek, (mbёshtetur nё deklarimin e besimit fetar dhe kombёsisё) i bёn njё dhuratё vendit fqinj, njёkohёsisht bёn edhe njё tradhёti ndaj sovranitetit tonё. Koha ka treguar se Greqia nuk tё jep atё qё tё takon pa tё marrё atё qё nuk i takon. Aq mё tepёr kur dihet fare mirё qё nё Greqi kisha greke ёshtё shteti grek dhe shteti grek ёshtё kisha greke.

Asgjë nuk ёshtё absolute, do t'i vijё koha qё ky shtet-kishё dhe kishё-shtet do tё shkёrmoqet e do tё bёhet copё e thёrime, nga mallkimi i intrigave qё stisin.

Referenca:

1. Gazeta “Illyria” “Ambasadori grek hyri... “, 17-10-2006 f. 25.

2. Niko Kirka dhe Sami Repishti “Jemi kundёr S. Godos...” Illyria 30-10-2006 f.29.

3. Dorina topallai “Dosja e zezё e Greqisё”.

4. Sherif Delvina “Epirin” bot, 1999, f. 294.

5. I. Kadare Gazeta “Illyria” “Shtrimi i çeshtjes...” 8-1-2009, f. 29.

6. Prof. Dr. Eshref Ymeri “Janullatos guvernator...” Internet 9-9-2011.

7. Edith Harxhi e Mal Berisha etj. “Komplloti greko-komunist...”, bot 2000, f. 9.

8. Enver Bytyçi “Shqipёria, Sёrbia...”, bot. 2005, f. 188.

9. Agim Hamiti “Letёr e hapur...”, Internet, 4-5-2011

10. Ramiz Lushaj Gazeta “Illyria” 9-10-2008, f. 28.

11. Tedi Blushi Gazeta “Shqiptare” 29-5-2007; (12) “Illyria” $-6-2007,

12. Prof. Vedat Shehu Internet gusht 18-2011, 9:38 PM.

13. Arbёr Thesproti, nga interneti “Emri i krahinёs epirote...” 23-8-2008

Rasim Bebo

Addison

Çikago.

Nёntor 2011

Friday, November 4, 2011

Dita e pavarësisë, 28 nëntori 1912-2011

“As shqiponjat as populli i shqipes nuk mund ta durojë robёrinё. Ato nuk janë kanarina, qё tё kёndojnё tё lumtura nё kafaz. Kështu “shqiptarët”, populli i shqipes, iu futёn luftёs pёr pavarёsi - luftё qё do tё zgjaste pёr 2000 vjet. Me njё fjalё, e gjatё dhe e dёshpёruar pёr tokёn, gjuhёn dhe vetёqeverisjen” (1).

“Nёn uzurpimin romak kaloi nga viti 168 p.e.s. nё vitin 395 e. j. = 563 vjet.

Nёn uzurpimin bizant nga viti 395 deri nё viti 1443 = 1030 vjet.

Nёn uzurpimin turk nga viti 1479 deri nё vitin 1908 = 429 vjet. Gjithsejt 2030 vjet (2).

Pёrgjatё kёtyre 2000 vjeçarёve kaluan shumё vandalё qё e kthyen tokё tё djegur, po neve po aty me gjuhё dhe kombёsi tё trashёguar nga shqiponja e Zeusit te Pirua i Epirit te Skёnderbeu dhe sёfundi te plaku i Vlorёs Ismail Qemali me flamurin e Skёnderbeut tё ardhur nga thellёsitё e mijёvjeçarёve pёr tё shpallur pavarёsinё e Shqipёrisë.

Stёrnip i Skёnderbeut. Don Juan De Aldro Kastrioti.

“Nё njё mbrёmje nё Paris mё 1910, presidenti i Thronit tё Skёnderbeut e ftoi Eqerem Beun nё njё darkё ku u gjendёn pranё mё se 30 vetё tё aristokracisё ndёrkombёtare... i sollёn njё kuti tё kuqe stolish tё artё, çoi kapakun e kutisё dhe nxorri prej saj njё flamur tё kuq me shkabё tё zezё krahёhapun ... Nё fund, at flamur ia dorёzoi Eqerem Beut tue i thanё: “Unё jam plak e druej se nuk do ta shoh dritёn e lume tё lirisё shqiptare. Ju jeni i ri, mirrje sillnie n’Atdhe! Premtoftё Perёndia qё shpejt tё shtjellohet nё qella tё lira tё Shqipnisё”. Kёshtu Murat Toptani i kallzoi Ismail Qemalit pёr flamurin. I a lypen Eqerem Beut e ai flamur i Aldro Kastriotit u valёvit si simbol lirie mbas 500 vjetёve nё Vlorё, ditёn e 28 nёntorit 1912” (3).

Ismail Qemalin e adhuronin dhe po aq e luftonin. Historiani Amerikan E. Jacques shkruan: “Mendja e tij e mprehtё dhe idetё novatore bёnё qё Sulltan Abdyl Hamiti tё kishte njёherёsh respekt e frikё prej tij. Ndonse e internuan pёr disa vjet, ati nuk i rreshtёn sё dhёni grada” (4).

“Ismal Qemali, ёshtё i pari qё cakton vend-ndodhjen e Tempullit tё Dodonёs. Nё kujtimet e tij, tregon se nё vitin 1866, ndёrsa ishte kёshilltar politik i valiut tё Janinёs, gjatё njё vizite tek pronat e njё miku tё tij nё fshatin Melingus, kishte dalluar disa rrёnoja, qё ai i lidhi me Tempullin antik tё Dodonёs. Dhjetё vjet mё vonё, tregon Ismaili, isha nё Vlorё kur ja tregova mikut tim Karapanos kёtё zbulim timin, Kёshtu Karapanosi “qё shquhej pёr shpirtin e inisjativёs” filloi menjёherё gёrmimet nё Dodonё duke nxjerrё nё dritё njё sasi thesaresh arkollogjike me vlerё tё jashtzakonshme” (5).

Dhimiter Pilika thotё: “Ndёr 1800 objektet e zhgroposura nё Dodonё mё 1875-1877 gjithçka (ndёrtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) drejtpёrdrejt lidhet me kёtё mbret tё Perёndive Pellazgjike” (6).

Ismail Qemali iu pёrgjigj Konferencёs sё Londrёs se: “Ndёrtesa e Ballkanit e ngritur vetёm mbi tri kёmbё, Sёrbi, Mal i Zi, Greqi, njё ditё do tё pёrmbyset; i mungon kёmba e katёrt e natyrshme Shqipёria. Kur vet Eduard Grei e pohoi nё dhomёn e komuneve: “Jam i bindur se kur tё mёsohen tё gjitha faktet, ky vendim do kritikohet me shumё tё drejtё” (7).

Nё prag tё Luftёs sё Parё Ballkanike, qё nisi mё 8 tetor 1912, ishte krijuar aleanca e shteteve ballkanike tё cilat kishin si qёllim ndarjen territoriale tё Perandorisё Osmane. U nёnshkruan disa traktate midis shteteve tё ballkanit. Ndёrsa nё shtator tё vitit 1912 Greqia ishte marrё vesh me Sёrbinё pёr ndarjen e territoritoreve shqiptare duke marrё si vijё ndarёse lumin Shkumbin.

“Ёshtё fakt i njohur tashmё se pёrplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912, dobёsoi ndjeshёm potencialet dypalёshe. Pikёrisht pak javё pas mbarimit tё kёsaj lufte, filloi edhe sulmi ndaj territoreve shqiptare nga Mali i Zi, Sёrbia dhe Greqia. Nёse lufta e shqiptarёve do tё pёrqёndrohej kundёr kёtyre agresorёve, padyshim qё edhe harta e sotme e Shqipёrisё do tё ishte ndryshe.

Historiani amerikan Xh. Williams, dёnon ashpёr pёrsekutimin e shqiptarёve nё shekullin XX, kur thotё se: “Ështё tragjedi tej çdo pёrfytyrimi qё kjo racё madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё njё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandal i qytetёrimit evropian”. Ndёrsa, George Fred Williams nё librin “Shqiptarёt” (Tiranё 1934) e ka quajtur “kanosje pёr civilizimin perёndimor” (8).

Nё rrethana tё tylla mё 14 tetor 1912 njё grup patriotёsh shqiptarё organizuan njё mbledhje nё kryeqendrёn e vilajetit tё Kosovёs nё Shkup, nga ku u njoftuan Fuqitё e Mёdha se shqiptarёt nuk e pranonin pushtimin e tokave tё tyre. Ndёrkohё Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi udhёtuan nga Stambolli pёr nё Bukuresht mё 5 nёntor 1912, u bё njё mbledhje e madhe e shqiptarёve, por nuk dihej nёse do tё shpallej autonomia apo pavarёsia. Ismal Qemali e kishte busullёn e tij dhe mendonte se pёr çёshtjen shqiptare nё atё kohё nevojitej vetёm dipllomacia e madhe. Nga kёtej, ai shkoi nё Budapest, ku u takua me ministrin Berthold dhe pastaj nё Vjenё. Kishte gjetur mbёshtetjen e vёrtetё e cila ishte nga Italia dhe Austria dhe epillogu i kёsaj pёrpjekje ishte nё Trieste, ku ai shpalli nё momentin e nisjes me anijen “Bryn” Vendimin e madh pёr ta shpallur Shqipёrinё tё Pavarur. Kёtu duhet theksuar mbёshtetja e plote qё i dha Astro-Hungaria mbrojtjes sё interesave shqiptare.

Ismail Qemali mbriti nё Durrёs mё 21 nёntor 1912, -pёr shkak tё ushtrisё sёrbe qё po i afrohej qytetit dhe nga pritja armiqёsore e peshkop Jakovit, morri rrugёn pёr nё Vlorё mё 25 nёntor 1912. Tre ditё mё pas filloi Kuvendi i Vlorёs.

Delegatët e Kuvendit të Vlorës

Berati: Iljas Vrioni, Hajredin Cakrani, Xhelal Koprenca, Dudё Karbunara, Taq Tutulani, Sami Vrioni.

Durrёsi: Abaz Çelkupa, Mustafa Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikoll Kaçori.

Dibra: Myfit vehbi Dibra, Sherif Langu.

Elbasani: Shefqet Daiu, Lef Nosi, Qemal Karaosmani, Mit’hat Frashёri.

Gjirokastra: Azis Efendiu, Veli Harxhi, Elmaz Boce, Myfit Lobohova, Petro Poga, Jan Papadhopulli, Hysen Efendiu.

Ipeku (Gjakova, Plava, Gucia): Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Sali Xhuka, Qerim Begolli.

Kruja: Abdi Toptani, Mustafa Kruja.

Lushnja:Qemal Mullai, Ferit Vokopola.

Pogradeci: Hajdar Blloshmi.

Ohri dhe Struga: Zyhdi Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojli, Hamdi Ohri, Dervish Hima, Mustafa Barutçiu.

Shijaku: Xhemal Deliallysi, Ymer Deliallysi, Shahin Efendiu.

Tirana: Abdi Toptani, Murat Toptani.

Korca: Pandeli Çale, Thanas Floqi, Spiro Ilo.

Vlora: Ismail Qemali, Zyhni Abaz Kanina, Aristidh Ruçi, Jani Minga, Qazim Kokoshi, Eqerem Vlora.

Shkodra: Luigj Gurakuqi,

Permeti: Veli Kёlcyra, Syrja Vlora, Mit’hat Frashёri.

Kosova: Mehmet Pashё Dёralla, Isa Buletini, Hajdin Draga, Dervish Ipeku.

Peqini: Dervish Biçakçiu, Mahmut Kaziu.

Gramshi dhe Tomorrica: Ismail Qemali.

Tepelena: Kristo Meksi, Myfit Libohova, Fehim Meshgorani, Aristidh Ruçi.

Kavaja: Abdi Toptani.

Çamëria: Veli Gёrra, Vesel Margёllёçi, Azis Tahir Ajdonati, Rexhep Demi, Alush Taka.

Mati: Ahmet Zogu, Riza Beu, Kurt Aga.

Kolonia e Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.

28 Nëntor 1912 Kuvendi i Vlorës

Nё fillim tё mbledhjes Ismail Qemali deklaroi se qёllimi i mbledhjes ishte marja e masave tё nevojshme pёr tё shpёtuar Shqipёrinё nga reziku i madh qё i kanosej. Delegati Rexhep Mitrovica propozoi pёr kryetar tё kuvedndit Ismail Qemalin dhe pёr sekretarё Luigj Gurakuqin dhe Shefqet Daiun ... Para delegatёve ai tha se nuk kishte rrugё tjetёr veç asaj tё shpalljes sё pavarёsisё. “Pёr tё plotёsuar kёtё qёllim tha Ismail Qemali, thirra zotёrinё tuaj kёtu nё Vlorё dhe shfaq gёzimin tim se thirrja nuk shkoi kot, se gjithё anёt e Shqipёrisё dёrguan delegatё qё tё mendohen e tё pёrkujdesen pёr shpёtimin e atdheut.

Kryetari i Kuvendit të Vlorës propozon:

1 - Tё shpallej Shqipёria mё vehte me njё qeveri tё pёrkohshme.

2 - Tё ngrihej njё pleqёsi pёr ndihmё e kontroll tё qeverisё.

3 - Tё dёrgohej njё komision nё Europё pёr tё mbrojtur para mbretёrive tё mёdha.

Sekretari i Kuvendi Luigj Gurakuqi lexoi tekstin e shpalljes pavarёsisё:

Pas fjalёve qё tha Z. Ismail Qemal Beu, me tё cilat tregoi rrezikun e madh nё tё cilat ndodhet sot Shqipёria, kongresistёt me njё za vendosёn qё Shqipёria tё bёhet mё vete, e lirё dhe mos varme”.

Pas nёnshkrimeve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qemalin kryeministёr tё qeverisё sё pёrkohshme dhe Dom Nikoll Kaçorin si zёvёndёs tё tij. Pas kёtij vendimi nё orёn 17:30 delegatёt morrёn pjesё nё ceremoninё e ngritjes sё flamurit, tё dhёnё nga stёrnipi i Skёnderbeut Don Alardo Kastrioti.

Qeveria e Vlorёs ka hyrё nё historinё e Shqipёrisё si qeveria e parё e Shqipёrisё. Ajo u formua mё 4 dhjetor 1912. Pёrbёria e Kabinetit: 1) Ismail Qemali, Kryeministёr dhe Ministёr i Punёve tё Jashtёme. 2) Dom Nikoll Kaçori, Zv/Kryeministёr. 3) Myfit Libohova (Esat Toptani, korrik gusht 1913; Hasan Prishtina, 5 shtator - 20 nёntor 1913) , Ministër i Punёve tё Mbrёndshme. 4) Abdi Toptani (Azis Vrioni; Gjergj Cako) Ministër i Financave. 5) Mit’hat Frashri, Ministër i Punëve Botore. 6) Mehmet Pashё Dёralla, Ministёr i Luftёs. 7) Luigj Gurakuqi, ministёr i Arsimit. 8) Pandali Çale (Hasan Prishtina; Qemal Karaosmani, nёntor 1913 – 22 janar 1914), Ministёr i Bujqësisë. 9) Lef Nosi, Mistёr i Post-Telegrafave. 10- Preng Bib Doda, Zv/Kryeministёr (dhjetor 1913) (9).

“Mё 29 nёntor 1912, Ismal Qemali, i njofton aktin historik gjashtё Fuqive tё Mёdha dhe shteteve tё Ballkanit. Pavarёsia u njoh nga Fuqitё e Mёdha, por jo nga Greqia dhe Sёrbia.

Situata: Nё kёtё kohё. “Ushtritё ballkanike kishin hyrё thellё nё tokёn shqiptare. Ata, tashmё, kishin pushtuar Strugёn, Elbasanin, Tiranёn dhe ishin nisur pёr nё Durrёs, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekёve. Qarkullimi nёpёr Shqipёri nuk ishte aspak i lehtё, pasi bandat dhe forcat sёrbo-malazeze-greke kishin zaptuar pjesёn mё tё madhe tё vendit, duke masakruar popullin dhe duke kthyer nё tokё tё djegur” (10).

Rёnia e Qeverisё Vlorёs mё 22 janar 1914. “Gazment Shpuza zbulon me vёrtetёsi tё sakta pёr oficerin Tomson qё erdhi nё Shqipёri sipas vendimit tё Konferencёs sё Londrёs pёr organizimin e Xhandarmёrise... Tomsoni u tregua shumё aktiv kundёr tё ashtuquajturit kompllot xhonturk tё drejtuar nga Beqir Grebeneja. Ai arrestoi vet Beqirin dhe e pushkatoi, kёtё hero tё vёrtetё tё qёndresёs heroike tё shqiptarёve kundёr pushtimit tё shovenistёve grek ... Arestoi gjithashtu, si turkoman edhe Çerçis Topullin e plotё tё tjerё. Nё kёtё kuadёr tё kёtij aksioni tё drejtuar nga Tomsoni u akuzua dhe u dёrgua para njё gjyqi special, tё krijuar nga Komisioni Ndёrkombtar i Kontrollit, edhe Ismail Qemali. Protogonisti kryesor i aksionit atdhetar dhe dipllomatik tё shpalljes sё pavarёsisё sё Shqipёrisё rezultonte, sipas tij me shokё, si pjesmarrёs kryesor nё kёtё kompllot turkoman kundёr kёsaj pavarёsie. Pra, nё vijim tё kёsaj logjike absurde, angazhimi i plakut tё Vlorёs nё kёtё “komplot” xhonturk ishte drejtuar, as mё shumё as mё pak, por pikёrisht kundёr veprёs sё vet. Absurditeti i kёsaj logjike nuk njeh kufi.

Ismail Qemali dha dorёheqjen si kryeministёr i qeverisё sё parё Shqiptare.

Dhespoti grek Jakovi me shokёt e tij, me 1912 penguan Ismail Qemalin pёr ngritjen e flamurit kombёtar nё Durrёs. Duhet rikujtuar se Tomsoni nuk morri pjesё kundra agresionit grek nё shqiprinё e jugut. Ai u caktua nga Vidi komisar i jashtёzakonshёm pёr viset e Jugut, pёr tё ashtuquajturin “Verio-Epir” tё pretenduar nga qarqet sunduese tё Athinёs. Vidi urdhёroi Tomsonin tё hynte nё bisedime me tё ashtuquajturin pёrfaqёsues tё “Verioepirotёve”. Nё kёto bisedime koloneli pranoi famёkeqin “Protokoll tё Korfuzit”... Siç dёshmon autori hollandez Gorrit Goslinga, shtypi grek e pёrlavdёroi shёrbimin e madh qё ai u kishte bёrё qarqeve shoveniste greke. Ishte pikёrisht Tomsoni ai qё kishte hedhur bazat e aktit aq fatal pёr fatet e shtetit tё ri shqiptar. Ёshtё kjo arsyea qё po ky shtyp, sipas tё dhёnave tё tjera, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qershorit 1914. Kёto janё fakte tё cilat nuk mund tё mёnjanohen kursesi.

Tomsoni drejtonte forcat mercenare tё Vidit kundёr “rebeleve”, ndёrsa nuk kishte pranuar, t’i komandonte forcat vullnetare shqiptare nё luftёn, pёr mbrojtjen e trojeve amtare nga sulmi i forcave shoveniste greke. Ky ёshtё Tomsoni nuk ka nevoje pёr koment” (11).

Si e helmuan nё Peruxhia tё Italisё Ismail Qemalin

“Ka qёnё ora 10:20 e datёs 24 janar tё 1919-ёs, dolli para gazetarёve nё njё konferencё pёr shtyp tё organizuar nё njё sallon hoteli nё Peruxha.

Hyrja e tij nё sallё e mbushur me mbi 100 gazetarё dhe fotoreporterё i befasoi tё gjithё tё pranishmit qё kishin mbi dy orё qё prisnin dipllomatin e njohur tё Shqipёrisё. Ndёrsa ecte pёr t’u ulur nё tavolinёn nё krye tё sallёs, nё fytyrё i fashitet njё cehre e verdhё qё sa vinte shtohej. Nuk kaluan shumё minuta dhe disa tё dridhura i mbёrthyen trupin. Askush nuk po pipёtinte, vetёm plaku mjekёrbardhё, qё me gjithё gjёndjen qё po kalonte, gjeti forca pёr tё folur. Nga goja i dolёn pak fjalё dhe dukej qartё qё ai po mundohej t’i lidhte me njёra-tjetrёn. Nё atё çastё kёrkoi ndihmёn nga i biri Qamili, tё cilin e mbante pranё vetes si sekretar, i kёrkoi tё shkoi nё tualet. U kёrkoi tё falur gazetarёve tё pranishёm dhe mori hapat drejt derёs sё tualetit. Aty mёsohet se sa vuri kёmbёn pёr t’u drejtuar te lavamani filloi tё shkumёzonte dhe tё dridhej mё shumё. Ajo gjёndje nuk zgjati shumё. Nё pak çaste zёmra e tij pushoi sё rahuri. I biri del para gazetarёve ku u komunikon lajmin se i ati, tё cilin para pak çastesh e kishin nё tavolinёn pёrballё tashmё nuk jeton mё. Ajo situatё ishte e rёndё pёr tё gjithё. Aty dhimbja njerёzore i kaloi kufijtё.

Situata qё Ismail Qemali kishte kaluar ato ditё nё Peruxha tё Italisё i kishin shkaktuar njё gjёndje tё rёndё psikollogjike dhe fizike. Edhe pse nё atё gjendje, ai nuk kishte ngurruar tё dilte para shtypit. Ai donte tё denonconte krerёt e dipllomacisё italjane, nё atё kohё kur nё Paris diskutohej fati i Shqipёrisё dhe ata kishin mundur ta hanin nё besё. Megjithatё, pёr çudinё e tij, ajo konferencё ishte organizuar nga tё tjerёt. Nuk u mёsua asnjёherё se kush i kishte thirrur gazetarёt. Plaku 75 vjeçar i kishin thёnё se media kishte interes tё dёgjonte nga ai se pёrse nё ato momente nuk ndodhej nё Konferencen e Paqes nё Paris. E kёshilluan qё tё hante mire pasi nё atё konferencё shtypi do t’i duhej tё fliste gjatё. Pikёrisht pas ushqimit nuk vonoi shumё, ai dolli nё sallёn e takimit dhe nё ate moment jeta e tij filloi tё shuhej.

“Mё hёngrёn nё besё!” bёrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nё Peruxha tё Italisё. Ai ishte nisur pёr njё vizitё urgjente nё Romё, me ftesё tё autoriteteve mё tё larta tё vendit, nga kryeministri dhe ministri i jashtёm. Kjo kishte ndodhur pas kёrkesёs sё tij. Synimi i dipllomatit shqiptar ishte qё tё ndihmohej nga pёrfaqёsuesit e Italisё, tё cilёt do tё ndёrhynin pranё autoriteteve mё tё larta tё Konferencёs sё Paqes qё mbahej nё Paris. Ismail Qemali kishte marrё pёrgjigje se kryeministri Italian Orlando dhe ministri i jashtёm Sonino e prisnin nё Romё, ai pa humbur kohё u nis pёr tё takuar. Por u pёrball sapo zbriti nё Peruxhia, me pёrgjigje negative, ishte mashtruar qё ishte thirrur nё Itali (12).

Vdiq nё Peruxhia me 24 janar 1919 dhe mё 12 shkurt kufomёn e tij e sollёn nё Vlorё dhe e varosёn nё Kaninё.

“Historiografia komuniste e Shqipёrisё me kriteret e saj leniniste nuk la pa damkosur as ata qё bёnё pjesё nё qeverinё e parё shqiptare dhe kёta janё: Myfit Libohova, Mit’hat Frashёri, Lef Nosi dhe Fejzi Alizoti. Kёta tё dy tё fundit u pushkatuan dhe gjёnden sotё nё njё gropё tё pёrbashkёt tё pazhvarrosur akoma. (13).

Referenca:

1. Edwin Jacques “Shqiptarёt” bot. 1995, f. 146.

2. Mathyeu Aref “Shqipёria” bot. 2007, f. 116

3. Rasim Bebo “Dodona tempulli i lashtё...”, bot. 2007, f. 62.

4. Ben Andoni “Ismail Qemali ...”, “Illyria” 24-2-2005, f. 28.

5. Agim Shehu gazeta “Illyria” 28- 12-2006

6. Pullub Xhufi “Greqia sipas formatit...” gazeta “Illyria 24-2-2006

7. Dhimitёr Pilika ‘Pellazgёt” botimi 2005, f. 171.

8. Eleni Kocaqi “Albanet”, bot. 2006, f. 1 (Hyrje).

9. Kastriot Dervishi “Kuvendi qё shpalli....”, “Illyria” 4-12-2006, f. 25.

10. Erion Habilaj, Sonila Yzeiri “Histotia si pёrfunduan...”, “Illyria” 25-11-2006,

11. Albert Kotini “Tre gurёt e zezё nё...”,“Tomsoni dhe Verio-Epiri” bot. 2000, f. 641.

12. Fatos Veliu “Si u helmua Ismail Qemali nё Peruxhia...”, “Illyria” 25-11-2006, f. 24.

13. K. Dervishi, “Trdhёtaret” e qeverisё sё Vlorёs” Illyria 28-12-2006, f. 30.

Rasim Bebo

Addison, Çikago

Tetor 2011