Monday, February 27, 2012

Dy motrat atdhetare

Familja e Qirjazatёve
pёr shёrbimet e larta ndaj atdheut, ёshtё njё borxh i pa paguar deri sot. Kur dhe
sot shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”, pёsoi fatin e shkollёs sё Boboshticёs e cila u mbyll
pёr “rikonstruksion” dhe mbeti e mbyllur. Kёshtu, qё nga shtatori i vitit 1010
u mbyll edhe shkolla 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” pёr arsye se: “kishte nivel tё
lartё lagёshtie”, e mbyllёn pёr t’i bёrё edhe kesaj “rikonstruksion”. (Fatkeqёsi,
nxёnёsve u hapёn rrugёn pёr nё shkollёn greke. shёn. im). (1).
Figura tё para tё
rilindjes pёr gjuhёn shqipe, abecenё dhe shkollёn e parё shqipe janё dhe mbeten
qiriazёt, qё ua lёnё brezave tё ardhshёm si: Gjerasimi, Gjergji, Sevastia (1871-1949)
dhe Parashqevia (1880-1970).
“Qiriazёt e kanё
origjinёn nga fshati Peras i Kolonjёs, janё emigruar nё Manastir... Shtёpia e
tyre u shndёrruar nё njё vatёr tё rёndёsishme kombёtare, qё priste dhe pёrcillte
personalitetet e shquara tё rilindjes si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin,
Pandeli Sotirin, Orhan Pojanin, Nuçi Naçin etj. Nё kёtё shtёpi u bёnё, 1908,
mbledhjet e komisionit tё Alfabetit”.
Sevastia e
edukuar me zjarrin e idealeve atdhetare dhe e etur pёr dituri, mbasi mbaroi
shkollёn e Misionit Amerikan, duke kapёrcier pengesa tё vёshtira tё patregueshme,
ajo u regjistrua nё Kolegjin e Kostandinopojёs, e para vajzё shqiptare, nё atё
kohё, qё po merrte arsim tё lartё. (2).
Edwin Jacques
shkruan pёr ndjeshmёrin e atdhetares Sevasti Qiriazi, gjatё studimeve tё larta
qё merrte nё kryeqytetin turk, mёsoi se andartёt e kishёs greke kishin spiunuar
dhe dorёzuar autoriteteve turke atdhetarin e madh Koto Hoxhin, tё cilin e
kishin varrosur sё gjalli nё Xhedikulin famёkeq tё Kostandinopojёs. I çale dhe
i sakatosur nga vuajtjet çnjerёzore. Vdiq 1895.
Sevastia i mbushi
mёndjen rojes sё burgut, njё shqiptari nga Kosova, qё ta lejonte tё hynte e
veshur si djalё, pёr tё vizituar Koto Hoxhin nё biruce. Ajo pёrshkoi labirintet
e nёndheshme me koridore e tunele tё errёt dhe pastaj dera e vogёl, qё e futi
te biruca e tij.
“Njё vrimё e qelbur, Njё rreze drite qё
vinte nga njё e çarё nga lartё mё ndihmoi qё tё shquaja njё figurё tё mjeruar.
Nuk munda tё dalloja dot nёse ishte njeri. Ai qёndronte i shtrirё mes njё
kapice me lecka mbi njё rrasё guri, qё shёrbente si shtrat. Ishte Koto! Tё
gjitha aftёsitё e tij mendore ishin tё fikura. Pyeta veten: Ёshtё e mundur qё nё atё trup tё mjerё e tё
frikshёm tё jetoje shpirti i Kotos udhёheqёsit tё madh shqiptar?” “Tungjatjeta
Koto” guxova mё nё fund tё mёrmёris. Me njё zё tё hollё, qё mezi dёgjohej, ai
pyeti: Kush po mё flet kёshtu? Duhet tё
jetё ndonjё zё qiellor, i dёrguar nga Perёndia pёr t’i folur njё fjalё tё butё
zёmrёs sime tё plagosur “. Pamja e tij ishte aq e mjeruar, sa qё ndieva lotё tё
nxehtё qё mё rridhnin nёpёr faqe. Flokёt i kishte tё gjatё, mjekra i vinte deri
nё brez, kurse rrobat ishin bёrё zhele-zhele.
I fola mes gashёrimeve: “Kam ardhur, o atё i
dashur qё tё tё sjell njё fjalё kurajoje dhe tё tё rrёfej se, ndonse tё kanё
hedhur nё kёtё birucё qё tё heqёsh tё zitё e ullirit, fara qё t’i mbolle ka lёshuar
fryte tё mbara. Shpirti yt jeton nё zёmrёn e popullit tёnd”. Figura e leckosur
u pёrgjigj: “Po, Ata mё kanё lidhur trupin me zinxhirё, por shpirti im ёshtё i
lirё. Ai ёshtё i lirё dhe nuk ka torturё qё tё mё ndalojё sё thirruri: Jo! Nuk
vdes Shqipёria! Se shpejt ajo do tё jetё
e bashkuar, e pavarur dhe e lumtur”. (Mё tej kjo ёshtё njё temё mё vete). (3). Sevastia mbasi kreu Kolegjin, diplloma e saj u
regjistrua nё Bironё e Edukimit nё Kostandinopojё, gjё qё i mundёsoi asaj tё merrte
“iraden”, d.m.th. lejen pёr tё hapur njё shkollё shqiptare pёr vajzat. Pёr kёtё
qёllim, bashkё me Gjerasimin shkuan nё Korçe, ku kishte vetёm shkolla nё gjuhёn
greke pёr fёmijёt e krishterё dhe shkolla nё gjuhёn turke e arabe pёr fёmijёt
myslimanё. Mё 23 tetor 1891, mbas njё lufte tё vendosur dhe pёrpjekjeve tё
pareshtura kundёr patriakanёs sё Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapёn
Shkollёn Shqipe tё Vashave, tё cilёn Sevastia e drejtoi qё nga dita e themelimit.
Aty dhanё mёsim mёsues shqiptarё Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni
Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirёpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u
rrit shpejt dhe u shndёrrua nё njё çerdhe tё edukimit patriotik tё vashave.
Kur, nё janar tё vitit 1894, vdiq Gjerasimi, pёr tё vazhduar punёn e tij nё
shkollё erdhi nga Manastiri vёllai tjetёr, Gjergji . Nё vitin 1904, mbas
mbarimit tё Kolegjit tё Kostandinopojes, erdhi edhe motra mё e vogёl,
Parashqevia, gjё qё i krijoi mundesinё e Sevastisё tё shkonte nё Amerikё pёr tё
plotёsuar studimet e saj pёr njё vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi nё
Çikago, ku ndoqi leksionet nё Fakultetin e Pedagogjisё nё University of Çikago.
Njёkohёsisht, ajo mbajti konferenca pёr t’ua bёrё tё njohur Shqipёrinё miqve
amerikane. Nё vitin 1905, u kthie nё Europe. Gjatё udhёtimit, ajo u ndalua nё
Londёr, Paris, Vjenё dhe nё Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinё energjike tё çёshtjes
kombёtare, Kristo Dakon, qё nё atё kohё ishte sekretar i pёrgjithshshёm i Shoqёrisё
Patriotike “Drita” dhe njё nga udhёheqёsit kyesorё tё studentёve shqiptarё tё
Universitetit tё Bukurashtit. Meqё ai ishte specializuar nё matematikё,
Sevastia iu lut tё pёrgatiste tekste mёsimore pёr arithmetikёn, gjeometrine dhe
algjebrёn pёr shkollёn e vashave, ai e bёri me dёshirё. Nё vitin 1910, duke e
ndjerё veten tё denjё pёr njёri-tjetrёn dhe pёr t’i shёrbyer sё bashku atdheut,
Sevastia u martua me Kristo Dakon. (4).
Veprimtaria e
motrave Qiriazi, zёnё vendin e nderit, se tёrё jetёn e tyre ia kushtuan vetёm atdheut. Pjesmarrja e tyre aktive nё
jetёn arsimore e politike, e sidomos nё fushёn e dipllomacisё.
Mbas luftrave Ballkanike, e kёrcёnuar herё pas here pёr konfiskimin e
librave, djegёjen e shkollёs dhe internimin nga qeveria turke, dhe e ndjekur
nga veprimtaria kriminale e Patrikanёs, Sevastia u tёrhoq pёrkohёsisht nё
Manastir. Ajo e rihapi shkollёn nё dy vitet e para tё Pavarёsisё, 1912-1914; po
pёr arsye tё pёrndjekjeve tё andartёve grekё, Qirjazёt u larguan nё Rumani dhe
nё fillimin e Luftёs sё Parё Botёrore, erdhёn nё Amerikё, nё Natick, Massaçusetts.
Tё dy motrat filluan menjёhere nga puna pёr t’i mёsuar shqiptarёve tё rritur
gjuhёn amtare. Shkolla nё Natick, e para shkollё nё gjuhёn tonё nё Amerikё, qe
hapur qё nё vitin 1908 nga Kristo Dako. Ndёrkaq, ndёrsa Parashqevia boton
revistёn dy javore “The Morning Star” (“Ylli i mёngjezit”), Çifti Dako-Qiriazi themelojnё Partinё Kombёtare
Shqiptare, me qendёr nё Worchester, kryetare e sё cilёs qe Sevastia. Qёllimi i
kёsaj partie politike qe mbrojtja e tё drejtave tё Shqipёrisё nё forumet ndёrkombёtare.
Kёsaj propagande, ndёr tё tjera, i shёrbeu edhe “Memorandumi mbi tё drejtat, shpresat
dhe aspiratat e shqiptarёve”, qё shkroi Sevastia dhe ua dёrgoi Fuqive tё Mёdha, me 12 tetor, nё
prag tё Konferencёs sё Paqes tё Parizit. (5)
Mё 16 janar 1909
Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, mbёshtetur nga zonja tё njohura Korçare themelojnё shoqёrinё “Ylli i Mёngjezit”,
e para e kёtij lloi nё Shqipёri. Nё njё kohё kur vendosej perçe, ato nxisin
emancipimin e femrёs dhe pёrfshirjen e saj nё levizjen patriotike. Ato ishin
bashkshorte tё burrave si Mihal Grameno, Elpiniqi Grameno, Themistokli Germenji,
Evdhoksi Germenji, Kristo Luarasi, Polikseni Luarasi, dhe mёsueset e shkollёs sё
vashave Efigjeni Janaqi, Fanka Efthimi, Marionika dhe Elena Trajani etj. Kur kёto
mёsuese dilnin nga shkolla Mitropoliti grek porosite rrugaçet qё t’i shanin “Masonka,
Protestane, Papiste” etj. (6).
Nga AQSH. Ajo qё
mbeti nё formё konkrete dhe e dobishme prej dorёs s’ime, punё e frymёzuar prej Kongresit
tё parё tё Manastirit, ёshtё botimi i abetares s’ime tё hartuar sipas
rregullave qё vendosi Kongresi. “Bashkimi Kombёtar” mё 5 nёntor 1909 shkruante:
“Kjo libёr e vogёl me 32 faqe dhe me 18 fytyra ёshtё radhitur bukur me abecenё
qё vendosi Kongresi i Manastirit. Pas kёsaj kisha greke dhe funksionaret turq,
tensjonuan urrejtjen e mё tejshme kundra shkollёs dhe gjuhёs shqipe. (7).
Prof. Dr. Sabile
Keçmezi thotё: “Parashqevi Qiriazi, grua
shqiptare, e rritur e edukuar nё frymёn e rilindasve. E dipllomuar nё dy
Universitete: nё atё tё Stambollit dhe, nё atё tё Oberlinit, nё (SHBA). Ishte
njohёse e shtatё gjuhёve. Kryetare e shoqёrisё sё grave “Ylli i mёngjezit”, po
ashtu edhe pёrfaqёsuese e “Partise Politike Kombёtare” nё Konferencёn e Paqes nё
Paris. Nё moshёn 38 vjeç e vetme dipllomate grua, midis shumё dipllomatёve tё
tjerё burra pёr tё mbrojtur tё drejtat e kombit shqiptar dhe, shkёlqeu me
aktivitetin, me sjelljet e saja dipllomatike, nё mes burrave tё shumtё. Bile, nё
njё rast nga Parisi shkruante “Korispodenti” duke dhёnё kёtё vlerёsim pёr tё: “Le tё
mburremi, jo vetёm ne burrat, por edhё gjithё zonjat shqiptare se zonjushja
Parashqevi Qiriazi, Zhan D’Arka e Shqipёrisё na nderoi tё gjithёve, As njё komb
i madh ose i vogёl nuk ka sot nё Paris njё delegat zonjё, po Shqiperia ka kёtё
zonjushe, e cila me diturinё dhe mёnçurinё e saj dita me dite po fiton
simpathinё e tё huajve pёr fitim tё Shqipёrisё”.
“Partia Politike
Kombёtare” e themeluar nga Sevasti dhe Kristo Dako nё vitin 1917 nё Worchester
(SHBA), nё gjirin e mёrgimtarёve ekonomik shqiptarё, qё vazhdoi deri nё mesin e
vitit 1920 . Kjo PPK kishte zgjedhur Ismail Qemalin delegat pёr nё Konferencёn
e Paqes nё Paris, i cili u pre nё besё nga qeveria italiane nё Peruxha tё
Italisё, ndёrron jetё po aty mё 26 janar 1919, dhe nё vendin e tij caktohet
Parashqevi Qiriazi, e shoqёruar nga Mihal Grameno dhe Nuredin Vlora. Pёr
llogari tё PPK kishte ardhur nё Paris dhe Nikoll Ivanaj. Kёta tё gjithё u bashkuan
me pёrfaqёsuesit e kolonive tё tjera shqiptare: tё Turqisё, tё Rumanisё, dhe tё
Federatёs “Vatra” nё (SHBA). Pёr njё kohё, u formuan njё front tё pёrbashkёt,
duke iu kundёrvёnё qёndrimit kapitullues tё delegacionit tё qeverisё sё pёrkohshme
tё Durrёsit.
Parashqevi
Qiriazi, me tё mbёrritur nё Paris, nё takimet me gazetar dipllomatё e politikanё
tё huaj, ajo parashtroi kёrkesat e Partisё Politike qё pёrfaqёsonte. Ajo iu
kundёrvu pretendimeve tё vendeve fqinjё pёr coptimin e mёtejshёm tё Shqipёrisё
dhe u shpreh kundёr synimeve italiane pёr protektorat tё saj.
Parashqevi
Qiriazi, ishte njё grua qё e donte Shqipёrinё, ashtu nё kufijtё e saj tё
natyrshme por kur shihte pёrçarjet e delegacioneve shqiptare, trishtohej sё tepёrmi
dhe ёshtё e njohur letra qё i shkruante motrёs Sevasti: “Neve, njё grusht njerёz jemi, po katёr soje shkrimesh dёrgojmё: njё qeveria, njё Mehmet Konica me Dr. Mihal
Turtullin, njё delegacioni i kolonive, dhe njё Esat Pashё Toptani. Ndёrsa: “Grekёt kanё njё pёrfaqёsues tё vetёm,
ashtu edhe sёrbёt, po ne, tё mjerёt ne.
Sevasti dhe Parashqevi
Qiriazi u kthye nё atdhe mё 1921, dhe mё tej ajo ndoqi me interes dhe mbeshteti
zhvillimet politike nё Shqiperi, pa pushuar sё shkruari pёr çёshtjen kombёtare.
Ndёrkohё ubё njё nga themelueset e drejtueset kryesore tё Institutit Femёror
“Kyras” nё Tiranё e Kamёz (1922-1933), duke e shndёrruar institucionin nё njё
nga shkollat e mesme mё serioze nё Shqipёri. (8).
Instituti
“Qiriazi”, fillimisht i hapur nё Korçё, dhe mё vonё me
konsolidimin shtetёrore edhe nё Tiranё, s’do tё vonohej dhe do t’iu “merrej” padrejtёsisht,
duke u shndёrruarnё institutin “Nёna Mbretёreshё”, por kjo ishte njё asgjё, nё
krahasim me kalvarin qё do ta pёrjetojnё me ardhjen nё pushtet tё komunizmit.
Ato pёrfundimisht do t’i mbulojё pluhuri i harresёs, dhe do tё rilindin
pikerisht nё 100 vjetorin e Kongresit tё Manastirit! Pёr 18 vjet rresht, sa
vepron Shoqata pёr Emancipimin e Gruas “Motrat Qiriazi”, me seli nё Prishtinё
dhe degёt e saj nё shumё pjesё tё Kosovёs, por, pёr koincidencё, edhe nё New York
tё Amerikёs. Rikthejnё dinjitetin e figurave te ndritshme tё kёtyre dy motrave.
(9)
Nuk mund tё pёrshkruhen
peripecitё dhe dhimbjet fizike e shpirtёrore, qё kaloi Sevastia dhe familja e
saj nё ditёt e fundit tё jetёs sё saj. Ajo vdiq nё vitin 1949, mbasi e kishin
nxjerrё nga shtёpia dhe pati pёrjetuar dhunimin e kufomёs sё tё shoqit, patriotit
tё madh Kristo Dako, burgosjen e djemve tё saj, Aleksandrit dhe kirurgut tё
njohur, Gjergjit, i cili, duke mos mundur tё durojё torturrat e hetusisё, vari veten
nё qelinё e burgut. Ajo vdiq, nё vitin 1949, e ngushtuar nё shpirt qё nuk ia
dhanё kufomёn e tij ta varroste me duart e veta dhe zёmёrplasur, duke parё
gremisjen e atdheut tё saj te dashur, pёr tё cilёn pati punuar gjithё jetёn.
Arkivolin e saj, tё vendosur mbi njё karrocё, e pёrcillnin vetёm njerёzit e
familjes: dy nuset e djemve, e mbesa e vogёl. Pёr oportunitet dhe hipokrizi
politike tё pushtetarёve, mё vonё, asaj i dhanё titullin “Mёsuese e Popullit”. Siç
duket, “U pёrmёndёn” ata mjeranё tё kuq nё pushtet qё ajo kishte qёnё gjithё
jetёn dhe do tё ishte perjetёsisht mёsuese e breznive shqiptare. (10).
Parashqevia. Pёr shkak
tё qёndrimit tё saj antifashist, mё 15 tetor 1943 u internua nga Gestapua nё
kampin (Banjicё). I mbijetoi vdekjes dhe pas mbarimit tё luftёs u kthye nё
atdhe. Mё 17 dhjetor 1970, ndёrron jetё nё Tiranё.(11).
Dy motrat janё ёngjёj
tё shkronjave shqipe, janё shёnjtёreshat e arsimit dhe tё emancipimit shqiptar,
janё emblema e formimit dhe zhvillimit tё shtetёsisё shqiptare. Po ku qёndron
sot qeveria me Presidentin dhe Kryeministrin? Kёtё e tregon mbyllja e shkollёs
120 vjeçare “Sevasti Qiriazi” nё Korçё, dhe kthimi i shtёpis e kulturёs “Naim
Frasheri” nё kishё greke nё Pёrmet. Kur heq dy emra tё rilindjes kombёtare, kёsaj
i thonё deshqiptarizim, i thonё tradhёti.

Referenca:
1.Publikuar me
17-9-2010, “Skandali, drejtori i shkollёs “Sevasti Qiriazi” mbylli nxёnёsit nё
magazinё.”
2. Anton Qafa, Sevasti Qiriazi; “sfida me Stambollin pёr
shkollёn e vashave”
3. Edwin Jacques,
“Shqiptarёt” , bot. 1945, f. 325.
4. Anton Qafa, po
aty.
5. A. Q. SH., dosja 1,
fondi 47 “Kongresi i parё i
Manastirit nga Parashqevi...”
6. Po aty.
7. Prof. Dr. Sibile
Keçmezi, “Parashqevia dipllomatia e vetme...”
8. Tёrhequr mё 5
nёntor 2010, “Parashqevi Qiriazi e vetme grua e Kongresit...”
9. Materiali ёshtё
marrё nga Portali Dervina.com, “Dhuna e diktatures ...”
10. Po aty, nga
Prof. Dr. S. Keçmezi.

Rasim
Bebo
Addison
Çikago,
shkurt 2012.

Wednesday, January 11, 2012

Rilindje e Qytetërimit Pellazg

Pёrshёndesim dijetarët e vendit qё ndёrmorёn nismёn pёr tё krijuar një organizim qё tё merrej me Studimin e Qytetёrimit Pellazgё pёr kulturёn botёrore dhe atё shqiptare. Me nismёtarёt: Lutfulla Peza, Liljana Peza, Agim Çadri, Leonard Prifti, u benё thirrje mjaft studiuesve dhe kёshtu u mblodhёn mё 15-prill-2011.
Pёrshёndesim kryetarin e shoqatёs “Qendra Studimore Pellazgjike” Z. Lutfulla Peza.
Pёrshёndesim “Qendrёn e Studimeve Pellazgjike”, nё bashkёpunim me Universitetin Vitrina, e cila ka si qёllim kryesor studimin e qytetёrimit pellazgjik dhe tё vlerave tё tij.
Pёrshёndesim Konferencёn e Parё Shkencore, pёr tё ndriçuar Qytetёrimin Pellazgё, e cila u mblodh mё 21-22 tetor 2011 nё Tiranё,
Lexuam gazetёn “Illyria” datё 22-12-2011 me artikullin “konferenca e parё mbi qytetёrimin pellazgё”. I urrojmё suksё dhe punё tё mbarё nё kёtё detyre tё lartё e fisnike themeluesve tё shoqatёs “Qendra e Studimeve Pellazgjike”.
Pёr gjatё kёtyre dy dekadave tё fundit janё botuar dhe po botohen shumё libra me prova tё pa kundёrshtueshme, qё pellazgёt janё strёgjyshёrit mё tё hershёm tё shqiptarёve tё sotёm.
Bazё e kёsaj lidhje ёshtё gjuha e vetme pellazge/shqipe. Ndёr kёto figura pёrmёndim Aristidh Kolёn, qё mbi trupin e tij lёviste sopata pёr t’i prerё kokёn ashtu si ja preu nё vitin 2001 pёr librat “Arvanitёt”, “Gjuha e Perёndive” etj.; Robert Temple me librin “Nertherёorld” (Bota e tё vdekurve); Dhimitёr Pilika, me librin “Pellazgёt, orrigjina e jonё e mohuar”; Methieu Aref, me librat “Shqipёria, Odisea e pabesueshme e njё populli para helen”, “Mikenёt – Pellazgёt” etj.; Robert Angeli me tё bijёn Solange Angeli, “Enigma”; Edёuin Jacques, “Shqiptarёt”; Karl Reinhold, “Netёt Pellazgjike”; Zhan Klod Faveirial, “Historia e Shqipёrisё”; Sherif Delvina, “Epirin”; Eleni Kocaqi, “Shqipja çelёsi i gjuhёve indoeuropiane” etj.; Zana Lito ,Shqiptarёt nё Greqi”; Enver Bytyçi “Shqiptarёt, sёrbёt dhe grekёt. Si dhe Zaharia Majam, Maksim Zotaj, Ali Eltari, Albert Kotini, Beqir Meta, Ibrahim Hoxha, Rasim Bebo etj.
Ёshtё fatkeqёsi, qё Prof. Dr. Dhimiter Pilikёn e internojnё pa motiv nё Myzeqe nё izolim tё plotё, pas njё kohe tё gjatё raskapitёse torture kthehet nё Tiranё nё vitet 90 rifillon aktivitetin e tij shkencor. Vdes 31 dhjetor 2003. Pse ky trajtim? Pse fliste pёr Pellazgёt. Fliste pёr shkencetarin hungarez Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur: “Nuk ekziston popull tjetër nё Ballkan, as ai i Greqisё sё re, qё mund tё ndjekё historinё e fisit tё vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohёve tё lashta gjer nё ditёt tona, sikurse populli shqiptar”.
Nё vitin 551 e. j. Totila e fshinё pёr jetё tё jetёs nga faqia e dheut Dodonёn, kryeqendrёn europiane tё pellazgёve, - popullit mё tё lashtё tё kontinentit...(Dh. Pilika “Pellazgёt”, f. 161)
Rrёnojat e metropolit pellazg tё Dodonёs, falё sinjalizimit vendimtar tё Ismail Qemalit, u zbulua mё 1875 prej studiuesit me prindёr shqiptar nga Arta, Kostandin Karapanos (1840-1914), dikur “mik fёminie” i plakut tё Vlorёs. Ndёr 1800 objektet e zhgroposura nё Dodonё (1875-1877), gjithçka (ndёrtesa, monumente, dhurata si ex-voto etj.) lidhet me kёtё mbret tё perёndive pellazge.
Po tё kishte qёnё vёrtet helene, shteti, kisha apo shovenizmi grek do ta kishin nxjerrё qё kuri Dodonёn nё dritё, ndёrkohё qё ajo vazhdon edhe sot e kёsaj dite tё dergjet e fshehur nёn dhe, duke dёshmuar edhe kёsisoj se nuk i pёrket qytetёrimit helen...
Popullsinё Ballkanase, e quajtur pellazge nga Homeri, Hesiodi, Herodoti dhe 160 historianё, gjeografё dhe poetё grekё e latinё. Kokurti konsideronte pellazge njё bashkёsi tё gjёrё kulturore, fetare etno gjuhёsore. Ndёrsa sot Kokurti flet pёr ilirёt dhe para ilirёt dhe nuk don tё zёrё nё gojё emёrtimin Pellazgё. Kjo ёshtё fatkeqёsi e disa iteligjentёve tё politizuar pro greko-sllave dhe nuk rivlerёsojnё Qytetёrimin Pellazgё. Kur Tuqididi na siguron se Akropoli mё i njohur i botёs, ёshtё ai i Athinёs fqinje, nuk u ndёrtua nga grekёt, por nga kёta pellazgё. Banorёt u vendosёn aty para vitit 2000 para Krishtit; mё vonё ajo u shndёrrua nё njё fortesё. Njё autoritet i sotёm pёr Greqin e Lashtё ka vёrejtur: “kanё mbetur ende pjesё tё murit prej guri gёlqeror gri nё blu, me tё cilin zotёrit pellazgё tё kalasё siguronin caqet e kodrёs sё tyre tё pjerrёt. Muri i vjetёr quhet Pelazgikon”.
Emrat etruskё, tirrenas ose tirreniane dhe pellazgё ose lelegё, shёnohet gjithnjё po ai popull: populli i racёs pellazge, qё kudo fliste, me disa dallime tё vogla dialektore pothuaj tё njёjtёn gjuhё: pellazgjishten. Qё kjo gjuhё, ka qёnё po ajo kudo nё kёtё epokё, ne nuk e vёmё nё dyshim; kemi gjithashtu, do tё shtonim, edhe dёshmin e Biblёs, qё thotё tekstualisht: “para shpёrhapjes, qё ndodhi nё kohёn e ndёrtimit tё Kullёs sё Babilonisё, gjithё njerёzimi fliste njё gjuhё tё vetme tё njёjtё.” R. d’ Angeli “Enigma”, f. 200).
Si mund tё mos njihet apo tё bёhet sikur nuk njihet njё popull me kaq emёr, i cili ka qёnё nё zanafillё tё dy qytetёrimeve tona mё tё mёdha europiane qytetёrimit grek dhe romak? Si mund tё shpёrfillet gjuha shqipe, njё fosile e vёrtetё e gjallё, a nuk rrjedh drejtpёrdrejt nga ilirishtja, e cila bёn pjesё nё tri degёt e pellazgjishtes sё lashtё sёbashku me thrakishten dhe gjuhёn frigjiane?
Atyre intelektualёve tё rremё qё thonё se jemi pa gjuhё, u duhet kujtuar se Plini Plaku (Gaius Plinius Secundus, 23-79 e.j.), shkruan: “Ilirёt (arbёrit) kanё krijuar tё parin alfabet dhe romakёt shkrimin e tyre e morёn nga ilirёt”.
Kohёn e fundit dalin artikuj qё flasin pёr lashtёsin greke dhe grekёt nuk egzistonin nё epokёn pellazge. Zotёrinjtё Ervin Fetahu dhe Arian Llukaj, i pari me artikullin “Troja e kohёve moderne” dhe i dyti me artikullin “Metafora e thёmbrёs sё Akilit”. Tё dy flasin pёr pjesmarjen e grekёve nё Luftёn e Trojёs, pёr grekёt e Agamemnonit, pёr poemat homerike Iliadёn dhe Odisen greke, duke ja kushtuar lashtёsisё greke. Kur dihet se ajo periudhё ёshtё pellazge dhe grekёt vinё vonё pas 600 vjetё tё Luftёs sё Trojёs (1200 para Krishtit). Nё artikujt nuk zihet asnjёherё emri pellazgё por vetёm emri grek. Poemat pellazge tё Homerit “Iliada” dhe “Odisea” filluan tё pёrkthehen nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456).
Sot tё mohosh emrin Pellazgё nё epokёn e tyre dhe t’ia dedikosh grekёve nё vendin e stёrnipёve tё pellazgёve, kjo i shkon pёr shtat: Kishёs greke, qeverive shqiptare dhe mё keq Akademisё sё Skencave Shqiptare. Dihet se shoqata “qendra e Studimit Pellazge” do tё ketё jo mirёdashje nga kёto tre istitucione qё folёm mё parё, kjo i jep vlerёsim tё madh kёsaj shoqate tё pasqyrojё dhe tё mbrojё nё kёtё punё fisnike – atdhetare duke punuar me vendosmёri, pasion dhe modesti, se do tё kenё respektin dhe pёrkrahjen e historianёve,shkrimtarёve, poetёve, shqiptarё e tё huaj, kudo qё ndodhen.
Grekёt si zakonisht bёjnё manipulime mё tё pa skrupull e tё pa ndershme. Njё nga falcifikimet e tyre tё turpёshme qё ka arritur tё bёj vende dhe mes nesh shqiptarёve, ёshtё paraqitja e popullsisё ÇAME si kolon turke tё istaluar nё Çamёri nga otomanёt pushtues! Emёrtimi “kolonё” çamёr dhe nuk ka asnjё lidhje me historinё e kёsaj krahine?!
Me dhjetra “profesorё” tё historisё greke kan shkruar dhe mbrojtur kёtё tezё tё manipuluar me kaq marifet nga ana e tyre. Mbrapa kёtyre nuk ka mbetur dhe kleri obskurantist greko-fanarjot qё pёrpiqet t’i paraqes çamёt si kolonё turq?! Emisarёt e “Megali Idesё” tё shpёrdarё gjithandej nё Shqipёri te “Omonia dhe te partia greke PDNJ”, qё janё epiqendra ku gatuhen dhe shpёrdahen mes shqiptarёve kjo gёnjeshtёr e pa turpshme.
Ka arritur qё t’u ngrisin pasaportat e shqiptarёve nё kufi dhe ti kthejne mbrapёsht. Pёrse? Se shkruhet “vendlindja Çamёri”. Dhe neve heshtim.
Sllavёt nё Maqedoni kanё rrёmbyer: token tonё, emrin tonё, flamurin tontё, simbolet tona dhe neve pёr ta quhemi shqiptarё ardhacakё. Historiani Maqedon Polljanski, sllavёt nё Maqedoni i quan “Maqedon” stёrnipёrit e Lekёs sё Madhё. Kur i tregojmё se neve jemi autokton maqedon, ndёrsa ju sllavёt keni ardhur nё shek, VII-tё e.s. dhe ju jeni ardhacakё nё Maqedoni. Pllojanski u pёrgjegj: Ne tha ai, maqedonёt, me tё vёrtetё kemi ardhё shekuj mё vonё, por derisa u vendosёm nё trojet e maqedonёve tё lashtё, ne jemi pasardhёsit e tyre, jo vetёm pasardhёsit e tyre kulturorё, por dhe gjenetik. Dhe mё tej. Nё ambasadёn shqiptare nё Shkup jepet njё shifёr prej 30.000 persona tё cilёt janё pa nёnshtetёsi maqedonase dhe janё tё gjithё me kombёsi shqiptare. Kjo nёnkupton qё njё shqiptar nё Maqedoni nuk mund tё marrё njё çertifikat, nuk mund tё regjistrohet nё shkollё fillore, tё mesme apo tё lartё, nuk mund tё futet nё njё punё, nuk mund tё jetojё gjatё nё kёtё vend ku ka lindur dhe jo rrallё duhet tё largohet duke u konsideruar i huaj. Kjo ёshtё njё mёnyrё pёr tё pasur sa mё pak shqiptarё nё kёtё vend. Lidhur me pyetjen se ç’bёjnё shqiptaret qё janё pjesё e qeverisё pёr tё ndryshuar kёtё gjёndje, shkupjanёt pёrgjigjen shumё thjeshtё “Janё shumё tё zёnё pёr tё shpenxuar paratё e tyre”.
Artan Grubi pas vitit 2006 ёshtё drejtuesi i lёvizjes civile qytetare shqiptare nё Maqedoni “Zgjohu”. Projekti “Shkupi 2014”. U arrit njё marёveshje shqiptar me shtetin e ri maqedonas se do tё bashkjetonin me tё drejta tё barabarta nga momenti qё u nda nga ish Jugosllavia.
Nё vitin 1997, kur ministrja e atёhershme dha urdhёr nё fakultetin pedagogjik tё mёsonin shqip ata qё do tё jepnin mёsim nё shkolla shqipe, dolёn nё protesta me moton “shqiptari i mirё ёshtё shqiptari i vdekur”. Janё shumё prej tyre drejtues tё VMRO-DPMNE-sё. Kjo parti, po bёn çdo gjё pёr tё treguar se Maqedonia u pёrket maqedonasve, dhe jo shqiptarёve. Dallojnё investimet mes pjesёs maqedonase dhe shqiptare, nё fakt nuk ka investime. Ka diferencime nё infrastrukturё, punёsime, administratё e shqiptarёve, nё tё drejtat nё arsim, tё drejtёn pёr simbolet kombёtare shqiptare. Ёshtё vёshtirё pёr njё shqiptar tё punёsohet, pёr tё mos thёnё qё s’ka mundesi.
Nё Shkup, pjesa shqiptare e quajtura “Çarshia e vjetёr”, paraqitet e varfёr e pa pastёr pa infastrukturё. Ndёrsa “Shkupi 2014”. Veç pastёrtisё, gjallёrisё, investime, me statuja, ёshtё njё pasqyrё e jetёs europiane.
Gruevski pёruron “Luftёtarin nё kalё”, ёshtё pikёrisht ky emeri zyrtar qё i ёshtё vёnё statujёs sё Aleksandrit tё Madh e qё zyrtarisht nuk pёrmёndet si i tillё. Nuk ka patur tё ftuar tё huaj nga frika e ndonjё pёrplasje ndёrkombёtare pёr atё qё tё gjithё maqedonasit e quajnё “Aleksandri i Madh”. Duan tё zhdukin simbolet shqiptare, pas “Luftёtarit nё kalё”, qёndron vetёm njё pllakatё te shtepia e lindjes sё Nёnё Terezёs e shkruar vetёm nё maqedonisht por kjo nuk dёshmon asgjё. Nё 100 statujat nё Shkup vetёm tre statuja ka shqiptare do tё jenё nё shesh por diku larg mё pak tё rёndёsishme. Gjuha e pёrdorur ne pllakata ёshtё maqedonishtё dhe anglishtё, shqipja nuk figuron gjёkundi.
Dite mё parё Ministrja e Punёve tё brёndёshme Gordona Jankullovska dhe homollogu i saj sёrb Ivica Daçiç nёn shkruan nё Beograd marёveshje, sipas sё cilёs, policё nga Sёrbia do tё patrullojnё nё qendrat turistike tё Maqedonisё, si Ohёr, Strugё, Kodra e diellit etj, ndёrsa policё Maqedonё do tё shkojnё nё Sёrbi gjatё kampionatit tё hendbollit... Kjo ёshtё miqёsia e ngushtё vllazёrore-sllave, qё kanё pёrvehtёsuar emrin “Maqedon”,pёr ta pёrdorur nё raste tё veçanta.
Mё 28-12-2011, nё Tuz tё Mali i Zi, u zhvilluan protesta kundra asimilimit dhe shkeljeve tё drejtave mё elementare: pёr vetёqeverisje (komunё tё plotё), tё drejtё pёr pёrdorimin e flamurit dhe pёr mandatet e garantuara nё parlament. Po kёto kёrkesa ka edhe Ulqini u shpreh deputeti Genc Nimanbegu. Kёshtu, tё drejtat e shqiptarёve nёpёr troje u mirёn nёper kёmbё kur nuk egziston Akademija e Shkencave nё Tiranё.
Publikuar mё: 28-dhjetor 2011 speciale nga AMA-Neёs
Kisha Greke i jep Sali Berishёs, titullin e lartё “BEKIM YNЁ I ARTЁ”, “pёr shёrbime tё shquara ndaj Greqisё”. Mё 26 dhjetor 2011 nё “vilёn 21” krejt fshehtas, krye-kleriku grek i Shqipёrisё Anastasios Janullatos, i ka dorёzuar Sali Ram Berishёs, titullin e lartё “Bekimi yne i artё”, qё u jepen vetёm tё huajve qё kontribuojnё me akte dhe vepra tё mёdha ndaj kombit grek. Kryeministri Shqiptar e ka merituar kёtё titull nderi nga grekёt , mbasi ka kryer shumё shёrbime nё dy pushtetet e tij 1992-1997 dhe 2005-2011. Pёr ata qё nuk i dinё, ose qё “i kanё harruar”, po i rendisim mё poshtё:
1. Saliu bёri ligjin dhe dekretoi: “Kisha Autoqefale Shqiptare, do tё jetё nёn varёsin e Kishёs Autoqefale Greke, me drejtues tё pёrhershёm Klerit Grek dhe me shёrbesa nё gjuhёn greke”. Me kёtё dekret, zhduku dhe fshiu Kishёn Autoqefale Shqiptare brёnda Kishёs Autoqefale Greke, duke “pagёzuar” si Kryepeshkop grek nё Shqiperi Anastasios Janullatos. Keshtu Sali Berisha mohoi amaneti e Peshkop Fan Nolit.
2. Duke pёrdorur si maskё Ligjin Agrar 7501 tё ndarjes sё tokёs nё Shqipёri, dekretoi dhёnien nё pronёsi tё tokave shqiptare, pёr familjet minoritare greke nё jug tё vendit, duke i kthyer ato nё “troje greke”, madje nё vitin 1994, pas njё pakti me qeverin greke, lejoi me ligj regjistrimin e kёtyre teritoreve shqiptare edhe nё kadastrat pronёsore greke.
3. Mbi bazёn e njё pakti me qeverinё greke nё nёntor 1992, futi nё veprim skemёn e shkatёrrimit tё ekonomis kombёtare me mbylljen e ndёrmarjeve tё mёdha dhe asfiksimin e bujqёsisё shqiptare, duke detyruar “krahun” e punёs prej 700.000 shqiptarё tё nisen e tё punojnё si skllevёr pёr “njё copё bukё” nё bujqёsinё, turizmin dhe ekonominё greke.
4. Pas njё pakti tё bёrё me Greqinё nё vitin 1993, bёri ligj dhe dekretoi ndёrtimin e vorrezave e lapidarёve greke nё “hartёn” e Vorio-Epirit, duke ligjёruar kёshtu pretendimin grek, se tё vrarёt nё luftёn italo-greke nё Shqipёri, ishin “çlirimtar tё atdheut tё tyre, pra tё trojeve greke (Vorio-Epirit) nё jug tё Shqipёrisё”, kur nё fakt ishin pushtues tё Shqipёrise si italianёt.
5. Sipas njё pakti me Greqinё nё vitin 1994, nё vijim tё skemёs pёr pёrfaqёsimin edhe futjen e Greqisё nё tё gjitha pushtetet, shoqёrinё dhe ekonomin shqiptare, bёri ligj dhe dekretoi shkrirjen e sistemit bankar shqiptar dhe istalimin nё Shqipёri tё sistemit bankar grek.
6. Sipas pazareve me Greqinё, bllokoi dhe shkatёrroi tregun e konsumit shqiptar, blegtoral, industrial, ndёrtues e hidrokarburet shqiptare dhe lejoi e favorizoi tregun e konsumit ushqimor, blegtorial, industrial, ndёrtues dhe tё hidrokarbureve greke.
7. Nё vitin 1904, kur u hodh ideja e “Koridorit 8-tё”, qё do tё kalonte nё vijёn Durrёs-Elbasan-Shkup-Sofje-Varnё, firmosi nё prezencё tё ish presidentёve Klinton, Gligorov, Zheliev, dhe Ozal, pёr devijimin e “vijёs” sё kёtij Koridori nё Gumenicё tё Greqis, nё favor tё grekёve, duke lёnё Shqipёrinё jashtё kёtij koridori gjigand.
8. Nё vitin 1993, bёri ligj dhe dekretoi futjen e gjuhёs zyrtare greke nё institucionet, rrugёt, trasportin rrugor (tabellat), çertifikatat e gjёndjes civile, shkollat, shёrbime publike etj...
9. Sipas njё pakti me qeverin greke tё bёrё nё vitin 1993, bёri ligjin dhe dekretoi ngritjen e kishave dhe simboleve publike greke, kudo qё e kёrkonte Greqia, madje edhe nё ato qytete e rajone ku nuk kishte zona minoritare, por qё minoritarёt grek kishin punuar disa vite si mёsues, shoferё berberё, oficerё e sigurimsa etj.
10. Pas takimit me Nikolas Geixh nё vitin 2006 nё selinё e PD dhe nё vilёn qeveritare nё Vlorё, konfirmoi Himarёn si “troje, si zonё e popullit grek”, duke dalё nё publik pёrkrah flamurit grek e parullёs “HIMARA GREKE”, me anti shqiptarin Vasil Bollano dhe me tre deputetё grekё.
11. Pas pazareve me Greqinё nё janar te vitit 1992, firmosi pёr futjen e shoqatёs “OMONIA”, si grup parlamentar dhe tё mos i kundёrvihej platformes se saj shoveniste anti-shqiptare e pro-greke.
12. Nё vitin 1993, ka bёrё ligjin e futjes nё Shqipёri tё arsimit tё lartё grek, duke dekretuar ngritjen e fakulteteve greke edhe brёnda strukturёs sё sistemit Universitetit Shtetёror Shqiptar.
13. Po nё vitin 1993, pranoi tё heshtё e tё mos thotё asgje pёr çёshtjen “ÇAME”, pёr pronat, trojet, gjuhёn, memorialet çame dhe genocidin grek ndaj tyre, duke mos lejuar nё parlamentin shqiptar, hartimin dhe miratimin e rezolutёs sё shtetit shqiptar, pёr kёrkimin dhe kthimin e tё drejtave tё çamёve.
14. Pas pazareve me Greqinё, Sёrbinё, Malin e Zi, Maqedoninё, Bullgarinё e Rumaninё, bёri ligj dhe realizoi regjistrimin e popullsisё shqiptare mbi baza etnike e fetare, duke zbatuar skemёn anti-shqiptare e pro greko-sёrbe, pёr tё rritur fiktivisht numurin e minoriteteve me qёllim shpёrbёrjen e kombit shqiptar, pёr ta kthyer Shqiperinё nё “vend Multi-etnik”.
15.Pas pazareve me Greqinё, beri ligj dhe realizoi coptimin teritorial tё Shqiperisё nёpёrmjet “Pakti Detar”, duke i dhёnё Greqisё hapёsirёn detare shqiptare. (28-12-2011 nga AMA-Neёs)
Duke lexuar kёtё artikull nё kёto kondita qё ndodhet ATDHEU i jonё, i rritet shumё autoriteti i shoqatёs “Qendra Studimore Pellazgjike”. Pёr kёtё i urojmё themeluesve te saj punё tё mbarё me KRYELARTЁSIN E KOMBIT SHQIPTAR, se tё gjithё patriotёt shqiptarё kudo qё ndodhen do ta ndjekin pas pёr STЁRGJYSHЁRIT PELLAZGЁ NGA STЁRNIPЁRIT E SOTЁM SHQIPTARЁ.

Rasim Bebo
Addison
Çikago
Janar, 2012

Thursday, December 29, 2011

Kur mungon truri

“Emigrimi i trurit”, humbje pёr shtetin. Problemi qё e shqetёson shumё sot pёr sot vendin tonё dhe Akademin e Shkencave, ёshtё pikёrisht “emigrimi i trurit”, mё e keqia ёshtё se shumica e potencialeve tё mёdha intelektuale tё vendit tonё, qё ndodhen jashtё shtetit, punojnё ç’tё munden pёr tё mbajtur familjen. Kjo ёshtё fatkeqёsi, mё e dhёmbёshme ёshtё qё nuk egziston mundёsia financiare qё atyre t’u kёrkohet tё vinё nё Shqipёri. Shprehej kohё mё parё ish kryetari i Akademisё sё Shkencave prof. Ylli Popa.

Prandaj ndodh qё Z. Arianё Llukaj shkruan: “Metafora e thembrёs sё Akilit”, duke ua hequr kёtё meritё pallazgёve dhe ua ngarkon grekёve qё akoma nuk kanё ardhё nё jetё. Flitet pёr “poemat homerike iliada dhe Odisea tё krijuara nё njё epokё kur nuk kishe as histori, as shkencё, pёr popullin e lashtё grekё”. “Veprat mё tё vjetёra tё letёrsisё greke janё epet heroike tё Homerit: “iliada” (mbi luftrat e grekёve kundёr trojanёve) dhe “Odisesё”...”. “ushtria greke e Agamemnonit,”etj. Nё kёtё artikull, qё ka 100 reshta me rreth 2300 fjalё nuk zihet nё gojё emri pellazgё. (1).

Shqiptari, historiani i Sorbonёs nё France, Prof. Dr. Mathieu Arefi thotё: “Debati nё Top Channel nxorri nё pah, (sidomos me z. M. Kokurti dhe Mancaku) me qёllim e vetёm tё vinin nё vёshtirёsi tezёn time. Ёshtё e qartё qё studimet dhe kёrkimet e mia janё realizuar pa paragjykime e nё mёnyrё tё paanshme. Pёr tё patur njё qёndrim tё tyllё (tё politizuar?) ndaj meje, kam edhe unё tё drejtёn t’iu bёj pyetjen e mёposhtme: mos vallё ata janё pro grekёve, apo pro sllavёve, apo ndoshta u janё nёnshtruar njёfarё lloji ideollogjie shkatёrruese dhe keqdashёse? ... Çuditёrisht, ai i quan paraardhёsit e Ilirёve si para ilir, sepse nuk guxon tё pёrdorё emёrtimin “pellazg”. Njohja e tij reduktohet nё mёnyrё strikte (vetёm tek teza) e “tё pranuarve nga tё gjithё”. Ai bazohet nё atё qё thonё “ajtollahёt”. Pёr tё, meqё Pellazgёt nuk kanё lёnё gjurmё tё shkruara, ata nuk mund tё quhen si paraardhёs tё Ilirёve dhe tё shqiptarёve tё sotёm”. (2).

Ernest Koliqi shkruan:

“Nana e njaj hyut, n’pёr mote, na ndjek ne...

Prej errёsijet t’kohnave ma t’para duelёn Pellazgёt mbi dhe: Ngrehёn eltere, vuen ligje e livruen ara. T’pёrmenduna an’e kand kjen’pёr urti zakonet t’ona e pёrmbi vepra t’qeta , qi nisёn m’u shvilluemun n’mal e n’vrri. Hyjnit derdhshin pa pra hiret e veta, Prej nesh duel n’botё ma e para qytetni...” (3).

Historiani M. Aref, shkruan: “...askush nuk e provon egzistencёn e kёsaj Greqie pёrpara shekullit tё VIII para Krishtit, gjё qё e ul shumё kronollogjinё e historisё sё lashtё greke.” (“Shqipёria”, f. 267). Dhe mё tej: “Kёto dy poemat epike u kopjuan nё gjuhёn greke dhe u pёrhapёn nё epokёn e tiranisё sё Pisistratit (600-527 para Krishtit). Por ndёrfutje elementёsh tё gabuara dhe pёrpunimet reshtёn deri nё shek. III dhe tё II para Krishtiti”. (f. 22). (4).

Herodoti nё shek. V (VI, 53, 54 – VIII, 73) grekёt i trajton si pasardhёs tё Danaos Egjyptianit, ata janё pёrmendur vetёm duke filluar nga Pindari (510-438 dhe nga Eskili (525-456). Kjo zanafillё semito-egjyptiane pohohet edhe nga Testamenti i Vjetёr (libri i Makabeve I, XII / 6 -23). (“Shqptarёt” f. 14).

Robert D’Angeli, shkruan: “R. Bentley e ka parё qartё, -qё poemat epike tё Homerit janё hartuar 500 vjet para Pisistratit, domethёne pas mbarimit tё Luftёs sё Trojёs ... qё gjuha nё tё cilёn janё hartuar ka qenё pellazgjishtja. Dhe vetёm pesё shekuj pas Homerit dhe homeridёve kanё filluar tё pёrkthehen ato qё tashmё ishin hartuar e shkruar nё pellazgjishten ... Iliada dhe Odisea janё pёrkthyer nga pellazgjishtja nё greqishtё. Pellazgёt janё ata, qё duke e ngritur gjuhёn pellazge, e cila mbijeton nё shqipen e sotme, nё gjuhёn e liturgjisё dhe tё mistereve tё gjithё tё lashtёve nё tё gjitha epokave dhe nё tё gjitha shtrirjet, pёrhapen po thuaj nё tё gjitha vёndet qё njiheshin atёhere prej tyre mёsimin dhe dijen me shkrim me anё tё shkronjave tё quajtura pellazge”. (5).

M. Arefi “Mikena”: “Herodoti ka treguar se vёndi i pushtuar nga grekёt ka qёnё kudo i populluar nga pellazgёt ... Hesiodi dhe Homeri kanё jetuar, mendoj unё, katёr shekuj mё parё; janё poemat e tyre qё i kanё dhenё grekёve gjenealogjinё e perёndive dhe emrimet e tyre .... Herodoti pohon se vёndi i kultit apo vёndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i Pellazgёve nё Dodonё. Kjo ёshtё vёrtetuar nga Homeri (Iliada XVI. 234), i cili e trajton Zeusin jo vetёm si ”Pellazg” pёr nga origjina, por ai e cilёson pёr mё tepёr “Dodonas”. Duhet kujtuar qё nё asnjё pjesё tё poemave tё tij Homeri nuk e ka cituar emrin e Delfit, vёndi i shenjtё tipik grek, i cili shfaqet vetёm pas shekullit tё VIII para Krishtit.

Herodoti (V, 65) na sqaron mbi zanafillёn e Pisistratёve me origjinё semito-egjyptiane. Kjo familje i ka dhёnё Athinёs njё nga tiranёt mё tё famshёm: Pisistratin (600-527), nёn mbretёrin e tё cilit u traskiptuan dhe u botuan nё gjuhёn greke poemat epike Iliada dhe Odisea. Gjithashtu, nё kёtё kohё kёto vepra pёsuan ndёrfutjet e para apo manipulimet”. (6).

Historiani Edwin Jacques, shkruan: “Ashtu si Homeri, Virgjili i paraqiti protogonistёt e tragjedisё Trojane jo si grekё por si pellazgё. Ai deklaroi se mbreti dardan i Trojes, Priami, ishte pellazg si tё gjithё mbretёrit e tjerё trojanё. ... Edhe forcat rrethuese ishin pellazge. ... Duket qartё se heronjtё “grekё” nuk ishin aspak grekё, por pellazgё”. (7).

Historiani, Dhimitёr Pilika shkruan: “Argumentet” e heliocentristёve, si falcifikime trashanike tё historisё, lindin, veniten, dhe vdesin, tё gjitha pa pёrjashtim, qё pёrpara 2300 vjetёsh, a thua sikur qё nga ajo kohё Epiri tё ishtё shuar nga harta e njerёzimit dhe tё mos ishte ngjallur mё fare. ... Kur nuk kanё mundur t’i errёsojnё krejt si fakte, ... janё duke u orvatur tё paraqesin me prejardhje “greke” jo vetёm Pirron e Epirit, atdheun e tij, simbolin e shqipes, por deri ... gjithё Shqipёrinё e Jugut”! (8).

Legjenda e deukalionit u krijua pёr tё fshirё plotёsisht tё kaluarёn pellazge, njё pёrmbytje qё fshin gjithçka, nё mёnyrё qё tё fillohet nga “zero”. Kёshtu, si me magji, dolёn nё dritё Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Eponim i stёrgjyshit tё grekёve. De Zhubainvil e thotё me forcё: “Ndёrfutja e njё pёrmbytje nё fund tё historisё pellazge ёshtё pasojё e natyrshme e pushtimit tё Greqisё nga raca helene, historia e sё cilёs fillon me pёrmbytjen e Deukalionit”. (9).

Nё kufirin midis shekullit XX dhe XXI (1990-2011) u krijuan parti tё pjellёs komuniste, me drejtuesa besnikё, si Fatos Nanos,Sali Berishё, Sabri Godo, Gramos Pashko etj. Kёta shpallin “Nivelin zero”, “Terapin e shokut” dhe “Çekun e bardhё”. Ky frymёzim vinej nga “mikja” Greqi dhe organizohej nga Janillatosi dhe Nikolla Gejxh. Tani, do tё kalojё nё nivelin “zero”, gjithçka tё shkatёrrohej me rrёnje, pasi SHBA-ja na ka premtuar “Çekun e Bardhe”. Pas kёtij “Çeku” tё demokracisё dremisnin bandat e zeza tё Greqisё qё po i pregatiste Pashko tok me mikun e ngushtё, mjeshtrin Gejxh! Kёshtu Alia, Nano, Berisha etj., nisёn ta bёnin rafsh saharaje vёndin, me sepatat e para ushtrinё pёrdhe 300.000 vetёm ullinj, ndёrsa Berisha e Pashko si dhёndurё tё “demokracisё” mbuluan supet me blozёn e Shqipёrise, u nisёn pёr nё Shtetet e Bashkuara, pёrcjellё nga pas me buzёqeshjen e fshehur Alia-Nano.

Kёshtu, Greqia u angazhua me tё gjitha forcat dhe arriti ta shkёrmoqё shtetin e ri demokratik tё shqiptarёve. Ajo ia doli qё me andartёt e saj kriminelё tё nxjerrё nga burgu ta djegё e ta shkrumbojё gjith Shqipёrinё e jugut, me qёllim qё ta rindёrtonte i “ndrituri” kryepeshkop Janullatosi.

Mёso z. Arianё, grekёt kanё shpifur dy herё nivelin “Zero” kundra pellazgёve dhe pasardhёsve tё tyre shqiptarё i pari nё shekullin e VII para krishtit dhe i dyti mbas vitit 1990, nё njё interval kohe 2700 vjetёsh duke pёrdorur komplote dhe shpifje. Sot nё vijimesi tё armiqёsisё mijёra vjeçare e udhёheq dhe e drejton greku, Janullatosi. Me ligjet antikushtetuese tё shpallur nё vitin 2003 tё qeverisё Nano dhe nё vitin 2009 tё qeverisё Berisha, i dhanё shqiptarё tё vdekur dhe tё gjallё grekut, tё parёt me kufoma pёr tё mbushur sarkofagёt pёr ushtarё grekё dhe tё dytёt pёr tё shtuar minoritetin grek me kombёsi shqiptare.

Pullumb Xhufi thotё: “Kombёsia, censusi tё shpallet antikushtetues. Greqia ka gllabёruar jashtёzakonisht shumё popullsi shqiptare, tё cilat nuk i ka “tretur” akoma. Do t’i plaste stomaku sikur tё kёrkonte tё gllabёronte popullsi tё tjera shqiptarё me hiletё e demaskuara tashmё, ... pёr ndarjen e kufirit detar me Greqinё, apo protokolli pёr ngritjen e varrezave monumentale greke nё Kosinё apo nё Boboshticё, duke pёrdhosur varret e vjetra tё vendasve... (10).

Ndalu pak z. Janullatos, qё rrinё kёmbёkryq nё çilte nё mes tё Tiranёs i siguruar sot pёr sot, nga tradhёtia e drejtuesve tё partive politike.

Z. Arianё, mendoj se me kёto referenca paraqes tё vertetёn historike nё kёtё artikull. Unё si historian nuk mund tё ri mёnjanё kur ndodhin tё çara tё tylla sidomos nё kёtё kohё kur flitete pёr kombin, rilindasit dhe historinё e vendit tonё. Brezat qё do tё vinё nuk e kanё pёr tё besuar kёtё tradhёti tё lartё kur Fan Noli na ka lёnё njё kёshillё lapidare” “E kam thёnё dhe do ta them sa tё kem frymё, se kisha greke ёshtё kisha e satanait. Ruhuni prej saj, nёse nuk doni qё t’ju bёjnё gjёmёn”. Anti kombёtari Ramis Alia firmosi pёr priftin grek tё vinte nё Shqipёri dhe tё uzurponte Kishёn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Media greke e shpalli si fitoren mё tё madhe tё shekullit qё kaloi kёtё uzurpim tё K.O.A.SH.

Referenca:

1. Agjencioni Foripress, 11-8-07, “Metafora e thembrёs sё Akilit” nga Arianё Llukaj. (Posted by Agjencioni Floripress et ediel, gusht 07-2011).

2. Fatbardha Demi, biseda u realizua nё Francё, 7-6-2007, me prof. Dr Arefin

3. Ernest Koliqi, “Vepra 1”, bot. 1996, f. 13.

4. Prof. Dr. Mathieu Aref “Shqipёria”, bot. 2007, f. 22.

5. Robert d’Angili “Enigma”, bot. 1998, f. 136,138, 139.

6. Prof. Dr. Mathieu Aref “Mikena”, bot. 2008, f. 65, 67.

7. Edёin Jacques “Shqiptarёt”, bot. 1995, f. 62.

8. Prof dr. Dhimitёr Pilika “Pellazgёt...” bot. 2005, f. 144.

9. Prof. Dr. M. Aref “Shqipёria” bot. 2007, f. 267, 22.

10. Prof. Pullumb Xhufi “Kombёsia, censusi tё shpallet antikushtetues”.

23-12-2011 7:30:23 AM. Marё nga interneti.

Rasim Bebo

Addison

Çikago

dhjetor 2011



Sunday, December 4, 2011

Mosmirёnjohja greke

(Replikë për “Metafora e thembrёs sё Akilit” shkruar nga z. Arianё Llukaj)

Flitet pёr “poemat homerike iliada dhe Odisea tё krijuara nё njё epokё kur nuk kishte as histori, as shkencё, pёr popullin e lashtё grekё”. “Veprat mё tё vjetёra tё letёrsisё greke janё epet heroike tё Homerit: “iliada” (mbi luftrat e grekёve kundёr trojanёve) dhe “Odisesё”...”. “ushtria greke e Agamemnonit,”etj. Nё kёtё artikull, qё ka 100 reshta me rreth 2300 fjalё nuk zihet nё gojё emri pellazgё, kur flitet plotёsisht pёr atё periudhё, rreth shekullit XIII p. e. s., dhe nё vazhdim duke fshirё plotёsisht tё kaluarёn pellazge. Njё pёrmbytje qё fshinё gjithçka, nё mёnyrё tё fillohet nga zero. Kёshtu si me magji, dolёn ne dritё Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen. Eponim i stёrgjyshit tё grekёve.

Historiani M. Aref, shkruan: “...askush nuk e provon egzistencёn e kёsaj Greqie pёrpara shekullit tё VIII para Krishtit, gjё qё e ul shumё kronollogjinё e historisё sё lashtё greke.” (“Shqipёria”, f. 267). Dhe mё tej: “Kёto dy poemat epike u kopjuan nё gjuhёn greke dhe u pёrhapёn nё epokёn e tiranisё sё Pisistratit (600-527 para Krishtit). Por ndёrfutje elementёsh tё gabuara dhe pёrpunimet reshtёn deri nё shek. III dhe tё II para Krishtiti. (f. 22).

Robert D’Angeli, shkruan” “R. Bentley e ka parё qartё, -qё poemat epike tё Homerit janё hartuar 500 vjet para Pisistratit, domethёne pas mbarimit tё Luftёs sё Trojёs ... qё gjuha nё tё cilёn janё hartuar ka qenё pellazgjishtja. Dhe vetёm pesё shekuj pas Homerit dhe homeridёve kanё filluar tё pёrkthehen ato qё tashmё ishin hartuar e shkruar nё pellazgjishten ... Iliada dhe Odisea janё pёrkthyer nga pellazgjishtja nё greqishtё. Pellazgёt janё ata, qё duke e ngritur gjuhёn pellazge, e cila mbijeton nё shqipen e sotme, nё gjuhёn e liturgjisё dhe tё mistereve tё gjithё tё lashtёve nё tё gjitha epokave dhe nё tё gjitha shtrirjet, pёrhapen po thuaj nё tё gjitha vёndet qё njiheshin atёhere prej tyre mёsimin dhe dijen me shkrim me anё tё shkronjave tё quajtura pellazge”. (Enigma f. 136, 138, 139).

M. Arefi “Mikena”: “Herodoti ka treguar se vёndi i pushtuar nga grekёt ka qёnё kudo i populluar nga pellazgёt ... Hesiodi dhe Homeri kanё jetuar, mendoj unё, katёr shekuj mё parё; janё poemat e tyre qё i kanё dhenё grekёve gjenealogjinё e perёndive dhe emrimet e tyre (f.65).... Herodoti pohon se vёndi i kultit apo vёndi i shenjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i Pellazgёve nё Dodonё. Kjo ёshtё vёrtetuar nga Homeri (Iliada XVI. 234), i cili e trajton Zeusin jo vetёm si ”Pellazg” pёr nga origjina, por ai e cilёson pёr mё tepёr “Dodonas”. Duhet kujtuar qё nё asnjё pjesё tё poemave tё tij Homeri nuk e ka cituar emrin e Delfit, vёndi i shenjtё tipik grek, i cili shfaqet vetёm pas shekullit tё VIII para Krishtit. (f. 67)

Herodoti (V, 65) na sqaron mbi zanafillёn e Pisistratёve me origjinё semito-egjyptiane. Kjo familje i ka dhёnё Athinёs njё nga tiranёt mё tё famshёm: Pisistratin (600-527), nёn mbreterin e te cilit u traskiptuan dhe u botuan nё gjuhёn greke poemat epike Iliada dhe Odisea. Gjithshtu , nё kёtё kohё kёto vepra pёsuan ndёrfutjet e para apo manipulimet”. (f. 65).

Historiani Edwin Jacques, shkruan: “Ashtu si Homeri, Virgjili i paraqiti protogonistёt e tragjedisё Trojane jo si grekё por si pellazgё. “Duket qartё se heronjtё “grekё” nuk ishin aspak grekё, por pellazgё”.(Shqiptarёt f. 62)

Historiani, Dhimitёr Pilika shkruan: “Argumentet” e heliocentristёve, si falcifikime trashanike tё historisё, lindin, veniten, dhe vdesin, tё gjitha pa pёrjashtim, qё pёrpara 2300 vjetёsh, a thua sikur qё nga ajo kohё Epiri tё ishtё shuar nga harta e njerёzimit dhe tё mos ishte ngjallur mё fare. Duke ua mohuar nё mёnyrёn mё arbitrare vijimёsinё historike ngastrave tё tёra tё Mollosisё, thesprotisё, Kaonisё dhe banorёve tё tyre, autoktoninё nder mijёvjeçare, tё gjallё deri sot e gjithё ditёn , s’ka si tё mos shrёmbёrohet kokё e kёmbё e vёrteta. (Pellazgёt f. 144).

Legjenda e deukalionit u krijua pёr tё fshirё plotёsishr tё kaluarёn pellazge, njё pёrmbytje qё fshin gjithçka, nё mёnyrё qё tё fillohet nga zero. Nё anallogji me kёtё, Gramos Pashko shpalli “Nivelin zero” “Terapin e shokut” “Çeku i bardhё”. Pashko frymёzohej nga miku i tij mё i ngushtё greku Nikollas Gejzh, qё me ardhjen e demokracisё ne Shqipёri gjithçka tё shkatёrrohej me rrёnje, pasi SHBA-ja na ka premtuar “Çekun e Bardhe”. Pas “ kёtij “Çeku” tё demokracisё dremisnin bandat e zeza tё Greqisё qё po i pregatiste Pashko tok me mikun e ngushtё, mjeshtrin Gejzh! kёshtu Alia, Nano, Berisha etj., nisёn ta bёnin rafsh saharaje vёndin, me sepatat e para ushtrinё pёrdhe 300.000 vetёm ullinj, ndёrsa Berisha e Pashko si dhёndurё tё “demokracisё” mbuluan supet me blozёn e Shqipёrise, nisёn pёr nё Shtetet e Bashkuara, pёrcjellё nga pas me buzёqeshjen e fshehur Alia-Nano.

Kёshtu, Greqia u angazhua me tё gjitha forcat dhe arriti ta shkёrmoqё shtetin e ri demokratik tё shqiptarёve. Ajo ia doli qё me andartёt e saj kriminelё tё nxjerrё nga burgu ta djegё e ta shkrumbojё gjith Shqipёrinё e jugut, me qёllim qё ta rindёrtonte i “ndrituri” kryepeshkop Janullatosi.

Mёso z. Arianё, grekёt kanё shpifur dy herё nivelin “Zero” kundra pellazgёve dhe pasardhёsve tё tyre shqiptarё i pari nё shekullin e VII para krishtit dhe i dyti mbas vitit 1990, nё njё interval kohe 2700 vjetёsh duke pёrdorur komplote dhe shpifje. Sot nё vijimesi tё armiqёsisё mijёra vjeçare e udheheq dhe drejton greku, Janullatosi, qё rrinё kёmbёkryq nё çilte nё mes tё Tiranёs i siguruar nga tradhёtia e drejtuesve tё partive politike.

Ju Arianё, jeni njё greke qё manipuloni sot nё kёtё kohё tё elektroteknikёs qё shumё shpejtё mёson tё vёrtetёn dhe ju dilni gёnjeshtare. Pse se ju jeni edhe kundra “mёsuesit tё historise Herodotit” i cili citohet mё lartё.

Aristidh Kola shkruan: “ Aresi (Marsi) ёshtё perёndia (greke) e urrier e luftёs dhe e shkatёrrimit. Pёr grekёrit lufta dhe shkatёrimi, çmenduria dhe kotёsia e njerёzve, qё i çojnё nё zhdukje reciproke pa ndonjё shkak tё vёrtetё, pёrbёn njё realitet.

Nё Greqin e vjetёr kemi kthimin e çmendurisё e tё absurditetit nё perёndi, qё tё çon nё ngrindje e nё pёrleshje, nё shkatёrime e katastrorofa. Kёsisoj njё realitet i tille duhet tё vёrehet me vёmёndje, nё mёnyrё qe tё kuptojmё esencёn dhe pёrmbajtjen e qytetёrimit tё vjetёr grek” (“gjuha e Perёndive”, F. 239).

Lufta civile greke 1945-1949 e stisur nga dy fuqitё, qё Greqinё: njёra e ka dashnore e Perёndimit, dhe tjetra Gruaja e Lindjes. (Robert D. Kaplan). U vranё dhe u therrёn me njёri tjetrin, vllaj me vllanё duke mos kursyer as fёmijtё e tyre, me mijёra morёn rrugёn e largimit nga atdheu, kush mund tё shpёtonte nga ajo katastrofё çfarrosёse? Ështё nje pasqyrё shumё pikёlluese, qё do tё mbahet mёnd ndёr shekuj.

Rasim Bebo

Addison,

Çikago,

dhjetor 2011